Detaje te reja jane zbuluar lidhur me ngjarjen ne Mbroje te Korces, ku pronari i nje lokali, shtetasi Flamur Duci, eshte gjetur i pajete. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 në fshatin Mborje dhe sipas te dhenave te para, viktima u gjet pa shenja jete pranë lokalit të tij.
Sipas hetimeve te para viktimes i eshte gjetur plage ne trup, dyshohet e shkaktuar nga nje mjet preres.
Viktima, rreth moshes 45-vjeç eshte gjetur i pajete nga bashkefshataret, te cilet me pas kane lajmeruar policine.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


