Presidenti Ilir Meta i është rikthyer sërish akuzave kundër kreut të KED-së Ardian Dvorani në lidhje me listat për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në spotin e dytë të publikuar në faqen zyrtare të kreut të shtetit, janë thuajse të njëjtat akuza që janë bërë deri tani. Ilir Meta akuzon Dvoranin për lojë në shërbim të partisë.
Postimi i Metës:
Të dashur qytetarë,
Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju.
Të dashur qytetarë,Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju.
Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 18. Dezember 2019


