• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI TRAGJIK/ Sot dalin para gjykatës 9 të arrestuarit, akuzat dhe gjyqtari që do vendosë
Home
Sociale

TËRMETI TRAGJIK/ Sot dalin para gjykatës 9 të arrestuarit, akuzat dhe gjyqtari që do vendosë

17 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Sot në orën 11:00 dalin para Gjykatës së Durrësit 9 personat e arrestuar për ngjarjen e tërmetit. Për të gjithë personat prokuroria e Durrësit ka kërkuar në gjykatë, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjyqtari që do shqyrtojë dosjen Paulin Cera, është zgjedhur nga shorti elektronik, ndërsa prokuroria në këtë çështje do të përfaqësohet nga prokurorët Pali Deçolli, Edmond Kaloshi dhe Madrid Kullolli. Njerëzit që do dalin sot para gjykatës së Durrës janë Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës,Klajdi Lame, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Ahmet Doda në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, Rruzhdi Xheka në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, Avdulla Osmani në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, Defrim Celami në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, Nevjana Isufi e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive. Akuzat me të cilat do përballen këta persona para gjykatës së Durrësit janë nga “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje” e kryer në mënyrë indirekte dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.

Personat e shpallur në kërkim
1. Arben Qato pronar i Vila Palma
2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV
6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës, dhe ish-kandidat i LSI për deputet
7. Artur Terziu, pronari i “Bar Barons”
8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALI/ ISTAT: 816 000 italianë, shumica të rinj, kanë emigruar gjatë 10 viteve të fundit
Previous article MOTI/ Çfarë pritet sot, reshje të lehta shiu dhe temperatura të...

F.autor

Postime të ngjashme

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

MOTI ME SHI/ Rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, reshjet e dendura shkaktojnë probleme në qarkullim Aktualitet

MOTI ME SHI/ Rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, reshjet e dendura shkaktojnë probleme në qarkullim

QYTETARËT 3 JAVË NË PROTESTË/ Lexohet lista me kërkesat drejtuar Ramës: Dorëheqje, qeveri teknike e kufizim të ushtrimit... Aktualitet

QYTETARËT 3 JAVË NË PROTESTË/ Lexohet lista me kërkesat drejtuar Ramës: Dorëheqje, qeveri teknike e kufizim të ushtrimit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT