• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË PEQIN/ Operacion për zbardhjen e ngjarjes, dyshohet për larje hesapesh
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI NË PEQIN/ Operacion për zbardhjen e ngjarjes, dyshohet për larje hesapesh

16 December, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Pa kaluar as 24 orë nga vrasja e stilit mafioz në fshatin Përparim të Peqinit, Policia e Elbasanit është vënë në lëvizje për kapjen e autorëve.

Objektivi i atentatit që ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të premtes, ishte 23-vjeçari Andi Zylyfi, i cili mbeti i vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë shoku i tij, Ardit Uruçi, që ndodhej në të njëjtën makinë me të.

Atentatorët ishin në një makinë që lëvizi paralelisht me makinën e viktimës. Me makinën në lëvizje, ata ulën xhamat dhe qëlluan me breshëri automatiku. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ku sekuestroi 14 gëzhoja “Kallashnikovi” dhe kamerat e sigurisë së bizneseve përgjatë rrugës deri në Rrogozhinë.

Operacioni për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve është drejtuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, i cili ka dhënë edhe direktivat për të zbardhur krimin. VIKTIMA Andi Zylyfi, 23 vjeç, jetonte në Britaninë e Madhe, por kishte mbërritur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit me familjen. Ai rezulton të jetë kthyer më 11 dhjetor, kur ka zbritur nga trageti në Portin e Durrësit.

Ai ishte djali i hallës së Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua një vit më parë në fund të dhjetorit, bashkë me dajën Arben Dylgjeri dhe një mikun e tij, shtetasin turk, Erdal Durunaytek, te rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan. Asokohe, mjeti i tyre, i shoqëruar me një mjet tjetër ku ndodheshin dhe familjarë, ktheheshin nga një dasmë në fshatin Përparim, ku dhe jeton familja e Andi Zylyfit.

Viktima është djali i një efektivi të Policisë së Burgut të Peqinit, por edhe pse u ngrit si pistë fillimisht, Policia e ka përjashtuar nga hetimi detyrën e babait të tij.

HETIMI

Policia e Elbasanit dyshon se atentati i së premtes mbrëma mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, pasi Andi Zylyfi ishte djali i dajës së Endrit Alibejt, i dyshuar si i implikuar në trafik narkotikësh në vendet e BE-së.

Një nga pistat e hetimit të vrasjes së 23-vjeçarit lidhet pikërisht me këtë fakt. Jo zyrtarisht, Policia pohon se pista kryesore e hetimit lidhet me pazaret e drogës në Angli, ku dyshohet se ishte i implikuar edhe vetë 23- vjeçari.

Të njëjtat burime thanë se atentatorët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal në fushën e trafikut të narkotikeve në vendet e BEsë. Policia ka siguruar pamjet ku duket mjeti që ka qëlluar në drejtim të të rinjve, i cili është larguar drejt Peqinit dhe më pas është zhdukur në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.

ATENTATI

Burime nga grupi hetimor thanë dje se ka qenë një telefonatë që ka nxjerrë në rrugën nacionale 23- vjeçarin, i cili më pas ra në pritën e atentatorëve. Duke u favorizuar nga errësira, në këtë rrugë atentatorët e kanë pritur Andi Zylfin të fshehur në një kthesë të padukshme, me dritat e mjetit të fikur.

Sapo kanë parë makinën e të riut që ka dalë nga fshati në rrugën kryesore, atentatorët kanë lëvizur mjetin sërish me drita fikur dhe një nga autorët ka qëlluar me breshëri nga xhami i dritares së vendit të parë të pasagjerit, në drejtim të 23-vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I TREGOJMË BOTËS SE JENA NJO"/ Shqiptarja e fasmshme në SHBA këngë prekëse për viktimat e 26 nëntorit
Previous article MERREN VENDIMET/ Dëmtimet e shkaktuara në “Air Albania Stadium”, Disiplina dënon Tiranën e Partizanin dhe kërkon dëmshpërblimin e…

k.autor

Postime të ngjashme

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende Aktualitet

PREKEJ EDHE SHQIPËRIA/ Gjykata rrëzon vendimin e Trump për pezullimin e vizave emigruese me 75 vende

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra nën kontroll, 4 aktive, ndërhyrje nga toka dhe ajri

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit Aktualitet

"MOS MË SHAJ, NËNA ËSHTË E SHENJTË"/ Vrasja e turistit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT