Kreu i grupit parlamentar te PS-se, deputeti Taulant Balla ka qene sot në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dabi, ku sic njofton edhe vete, pati mundësinë të takohej me LT Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Balla thekson se e ka falenderuar për solidaritetin që ai tregoi për Shqipërinë menjëherë pas fatkeqësisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit.
“Duke e informuar për situatën aktuale dhe vlerësimin paraprak të dëmeve të shkaktuara, Shqipëria do t’i ishte mirënjohëse Emirateve të Bashkura edhe për një mbështetje financiare për rindërtimin e mijëra banesave si dhe të shkollave dhe qendrave shëndetësore të dëmtuara nga tërmeti”- shkruan Balla.
Pergjigja qe ka marre nga Princit të Kurorës së Abu Dabit LH Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan ka qene befasuese: “Jemi vëllezër”. Ai theksoi me tej se Emiratet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë edhe për rindërtimin.
“Populli i Emirateve të Bashkuara i shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe i qëndron pranë popullit shqiptar në këto momente të vështira”-tha ai.
Nderkohe qe sipas Balles, edhe me Kryetarin e sapo zgjedhur të Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Sh.T.Z. Saqr bin Ghubash Saeed Ghubash tema kryesore e bisedës ishte nevoja e mbështetjes së Shqipërisë në fazën e rindërtimit.
“Rikonfirmuam nivelin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve tona, si dhe mbështetjen reciproke në organizatat ndërkombëtare ku bejmë pjesë. Kuadri i marrëveshjeve bilaterale të firmosura mes dy vendeve dhe të ratifikuara nga dy parlamentet është i plotësuar, i cili ndikon drejtpërdrejtë intensifikimin e investimeve të ndërsjellta dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare. Është shumë e rëndësishme që EBA të heqin vizat për qëllim turizmi për qyetarët shqiptarë si dhe vendosja e një linje direkte fluturimi me Tiranën”- thote Balla.
Sipas tij, ne zbatim jane disa marrëveshje bashkëpunimi me ADFD (Abu Dhabi Fund for Development) sikurse është edhe projekti i Buleverdit të Tiranës.
“Gjatë takimeve me autoritetet e larta të Emirateve të Bashkura ishte i pranishëm edhe Presidenti i Këshillit Global për Paqen dhe Tolerancën Sh.T.Z. Ahmed Bin Mohamed Al Jarwan, i cili do të vizitojë në javët në vijim Shqipërinë, pikërisht për të parë nga afër nevojat e Shqipërisë në procesin e rindërtimit”- thekson Balla.










