• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALESIO DHE AURELI NISIN DITËN E PARË TË SHKOLLËS NË KAMËZ/ Rama i shoqëron: Do t’ju ndjek deri në fund!
Home
Politikë

ALESIO DHE AURELI NISIN DITËN E PARË TË SHKOLLËS NË KAMËZ/ Rama i shoqëron: Do t’ju ndjek deri në fund!

16 December, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Mëngjesi i sotëm ka nisur ndryshe për Aurelin dhe Alesion dy fëmijët, që i shpëtuan tërmetit të 26-nëntorit duke u hedhur nga apartamentet e tyre në Thumanë.

Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 10 dhe 7 vjeç, sot kanë nisur ditën e parë të shkollës që pas tërmetit që ndryshoi jetën e tyre. Ata i ka shoqëruar kryeministri, Edi Rama i cili i ka marrë me makinën e tij të punës dhe më pas i ka çuar në shkollën ‘Ahmet Zogu’ në Kamëz.

Të dy djemtë janë banorë të ri të qytetit të Kamzës dhe komshinj me njëri tjetrin. Familja e Alesio Cakonit, 10-vjeçarit që humbi motrën dhe babain nga tërmeti i 26 nëntorit në Thumanë, tashmë bashkë me nënën e mbijetuar dhe gjyshen kanë një shtëpi të re. Ata janë sistemuar në një apartament të ri i cili ndodhet në bashkinë e Kamëz. Po kështu edhe familja e Aurel Lalës që humbi gjyshen dhe motrën nga tërmeti janë sistemuar në Kamëz.

Të dy fëmijët kanë  marrë bursë mujore për të mbuluar shpenzimet e shkollës. Ndërsa sot ata i përcjellë Rama për në shkollë së bashku me kreun e bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.

Rama i ka këshilluar të dy djemtë që të mëosjnë në shkollë, madje u ka kërkuar që të marrin vetëm nota të larta pasi në këtë mënyrë do të arrijnë të bëhen dikush në jetë. Kryeministri në shaka e sipër u ka thënë dy djemve se do t’i ndjek deri në fund të mbarimit të shkollës.

Aureli: Unë nuk të rrej i kam krejt 10-ta, pyet mësuese e krejt.

Rama: Unë të besoj ty, nuk pse të pyes.

Alesio:  Edhe naj 8..

Rama: Po morët 8 me mua e keni keq punënë, 6-7 nuk bëhet llaf. Të jeni me dhjeta, unë nuk ju ndahem do t’ju ndjek hap pas hapi deri kur të mbaroni shkollën. Mos kujtoni se jam kaq i butë. Ka shumë. Në dorë e keni vetë. çantat i keni në rregull. Erdhëm të shkolla. Emrin e Mretit ka Shkolla, Ahmet Zogu.

Rama: Ka lënë shumë gropa ai.

Rakip Suli:  E kemi ndryshuar.

Më pas fëmijët takohen në oborr me drejtorin e shkollës. Ata së bashku me kryeministrin Rama hyjnë në ambientet e shkollës për tu ndarë më pas në klasat e tyre. Pasi hyjnë në mësim Rama lëshon batuta duke i thënë se Aureli është i rëndë dhe karrigia duhet të jetë e fortë.

Rama: E keni pa karrigen se është i rëndë ai. Aureli ka ardhur nga Thumana.

Mësues: Te kemi bërë edhe një dhuratë, një top dhe një kostum.

Rama: Bluzën e Kombëtares ta kanë sjellë, po topin mbaje aty e merre kur të vish.

Pas rehatimit të Aurelit, Rama shoqëron Alesion në klasën e re.

Rama: Ky është Alesio shoku më i ri. Ka ardhur nga Thumana.

Mësuesi: Të bëmë një dhuratë uniformë, Top futbolli dhe unifrormën e shkollës.

Rama: Mirë  top por edhe me ngjyrat e Milanit. Do shifemi prap. Dhjeta, naj 9-të, 8-tat janë të ndaluara.

Rama: Vetem gropën Rakip, gropën tek rruga, nesër gropa e mbyllur Rakip.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Me Aurelin dhe Alesjon, në ditën e parë të shkollës, Ju uroj të gjithëve një javë të mbarë🙏

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 15. Dezember 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KISHTE FSHEHUR PAKETAT NË TUALET/ Arrestohet për kontrabandë shoferi i linjës Athinë-Vlorë
Previous article PROTESTAT NË HONG KONG/ Sundimi i ligjit për "pragun e kolapsit", dy adoleshentë të arrestuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT