• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURIA E “SPAK”/ Përzgjidhen 27 “bodyguardët” për ruajtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve
Home
Breaking News

SIGURIA E “SPAK”/ Përzgjidhen 27 “bodyguardët” për ruajtjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve

15 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

‘Ilyrian Guard”, shoqëria shtetërore e policisë, e krijuar në prill të këtij viti pritet të jetë struktura që do të marrë në ruajtje ambientet e prokurorisë së posaçme SPAK dhe GjKKO.

Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga konstutimi i dy institucioneve të reja që do të hetojnë e gjykojnë korrupsionin në nivele të larta, Top Channel mëson se perimetri i jashtëm i godinës së ndërtuar në 2004 nuk do ruhet më nga policia private.

Marrja në dorëzim nga policia e ndërtesës që do të jetë shtëpia ku do hetohen zyrtarët e lartë nuk do ndodhë vetëm për perimetrin e jashtëm, por edhe kontrolli i brendshëm do kryhet nga një strukturë tjetër e policisë që do largojë policët e burgjeve . Këtyre të fundit do t’ju mbetet si kompetencë vetëm shoqërimi i të arrestuarve.

Nga ana tjetër Garda e Republikës ka përzgjedhur 27 oficerët më të mirë që do të marrin në ruajtje drejtuesin e ardhshëm te SPAK, kryegjyqtarin e gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të shkallës së dytë dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por ndërsa në 19 dhjetor do të ndodhë emërimi i gjyqtarëve të posaçëm dhe betimi i prokurorëve të SPAK , pritet që edhe administrata aktuale e dy institucioneve që do dalin jashtë loje të japë pëlqimin për kontrollin e privatësisë.

Por edhe ata do kontrollohen nga një komision i posaçëm , pra edhe ndaj tyre do ketë vetting.

Në gare për të marrë drejtimin e SPAK janë prokurorët Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani, të cilët gjatë kësaj jave do të intervistohen nga KLP.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAPËRMBATJSHME PSG/ Pas një asistimi nga nga Mbappe, Neymar nuk fal (VIDEO)
Previous article FIORENTINA-INTER/ Lautaro godet sërish, arbitri e anulon për pozicion të parregullt (FOTO+VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT