• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASOJAT NGA TËRMETI/ Veliaj: Zona e Kinostudios dhe ajo e Kombinatit do të rindërtohen
Home
Sociale

PASOJAT NGA TËRMETI/ Veliaj: Zona e Kinostudios dhe ajo e Kombinatit do të rindërtohen

15 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

I ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se në një kohë shumë të shkurtër është bërë e mundur mbledhja e ndihmave të nevojshme si dhe akomodimi i të gjitha familjeve të prekura nga tërmeti, në banesa me qira.

“Tirana u kthye në një qendër të ndihmave edhe për zonat e prekura nga tërmeti për disa arsye. Së pari sepse Tirana akomodoi në kohë rekord qytetarët e saj. Janë rreth 5 mijë banorë. Patëm një diskutim mes nesh, thamë të lëvizim shpejt, t’i vendosim njerëzit në shtëpi me qira, kryesisht në lagjen e tyre. Në varfërinë e viteve të kaluara, njerëzit kanë bërë dëmtime pa vlerësuar dijen e nevojshme. Nëse shikojmë fshatrat që janë dëmtuar, vëmë re se janë dëmtuar ato shtëpi që janë më të vjetra, dhe jo dy shtëpi rreth saj. Disa dukuri natyrore si përmbytjet janë demokratike, katet e para i përmbyten të gjithëve. Ndërsa tërmetet nuk i dëmtojnë të gjithë njësoj. Ai që është hallka e dobët e shoqërisë, ai e vuan edhe më shumë. Ndaj e them që ky është oportunitet për t’u bërë më të mirë, për të ndihmuar, për të ndërtuar nga e para lagjet në Kombinat dhe Kinostudio. Ndaj them ky është një moment reflektimi, dhe për të bërë pak paqe me natyrën”, u shpreh Veliaj.

Duke u ndalur tek detyrat e tij si kryebashkiak në situata të tilla, ai tha se në raste fatkeqësish natyrore, ka shumë detyra e përgjegjësi që nuk janë të shkruara. Sakaq, Veliaj theksoi se duhet të krijohet një frymë solidariteti mes njerëzve, duke filluar një edukimi i brezit të ri, ku përmendi nismën më të fundit të Bashkisë së Tiranës të emërtuar “Kutia”.

“Besoj se një pjesë e madhe e detyrave nuk janë të shkruara. Fjala vjen në një vend që nuk sigurohen banesat, se nuk e kemi si kulturë, do e pranosh këtë. Ne flasim gjithë ditën për të bërë check up-e, për të bërë kontrolle, prapë jemi të fundit që i bëjmë këto gjëra. Ligji thotë që çdo pallat duhet të zgjedhe administratorin e vet, dhe të vendosë se ku do i mbajë depozitat. Unë mendoj se mund të mbjellim sot një farë solidariteti që mund të jetë investimi më i mirë për të ardhmen. Kemi marrë një nisme të rëndësishme gjatë këtyre ditëve ne kopshte, ku fëmijët marrin me vete një kuti këpucësh, dhe zgjedhin se çfarë do vendosin aty për t’ia çuar bashkëmoshatarëve të tyre në zonat e prekura nga tërmeti”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET POZA/ Partnerja e Kreshës me fustan super modern në dasmë (FOTO)
Previous article “MUND TË SHËNONIM EDHE MË SHUMË”/ Flet Ronaldo pas triumfit: Me Dybalën e Higuain luajmë edhe kundër…

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT