• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FORCËN E GJEJ TEK NUSJA”/ Në shtëpinë ku u shuan jetë nën rrënoja! Albert Cara: I ndjeva dorën e ftohtë…
Home
Politikë

“FORCËN E GJEJ TEK NUSJA”/ Në shtëpinë ku u shuan jetë nën rrënoja! Albert Cara: I ndjeva dorën e ftohtë…

15 December, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Gjyshja e Alesio Cakonit e ka të vështirë të jetojë me dhimbjen e madhe nga humbja e djalit dhe mbesës, por edhe të fqinjëve në pallatin në Thumanë, ku vitet e shumta bashkë, i kishin kthyer në njerëz të afërt për ta. Ajo thotë se forcën për të jetuar e gjen tek nipi, dhe nusja e djalit. Në një bisedë me kryeministrin Edi Rama, ajo thotë se plagën më të rëndë nga ky tërmet e pësoi Albert Cara i cili humbi gjithë familjen e tij, dhe shprehet se vështirë të ketë njeri të gjejë guximin t’i thotë se gruan e fëmijët nuk i ka më gjallë. Megjithatë, kreu i qeverisë zbulon një detaj të trishtë, teksa e përcolli për në avion Albert Carën. Ai mendon se mund të ketë humbur vetëm njërin nga fëmijët, të cilin e kishte me vete në momentin e lëkundjes së fortë të tërmetit, por i ka ndjerë dorën e ftohtë!

Rama: Nëne duhet të jesh e fortë.

Gjyshja: Mua këta po më mbajnë. Unë 7 vet kam futur për një herë. Edhe një djalë më ka vdekur më parë, një e kam në burg në Itali. E çfarë e dua jetën unë? Por nuk mund të shkoj me zor atje, kur të dojë më merr zoti vet. Jam e fortë prej kësaj (nuses), kjo duhet të marrë shembull tek unë, se e kam fëmijë, ka 25 vjet që jeton me mua, ka ndenjur me djalin tim. Unë do të mbështetem tek kjo. Kam shumë peshë të madhe.

Rama: Fjalët nuk kemi ç’të themi, atje do të shkojmë të gjithë, e kjo nuk ka radhë, nuk e dimë çfarë ndodh. Përsakohë jemi këtu të mbajmë njëri-tjetrin. Ti ke edhe gjithë të tjerët.

Gjyshja: Vetëm Bertit nuk mund t’i dal përpara. Atij kujt i del përpara?

Rama: Unë kur e çova në aeroport, më bënte një shenjë, u afrova, më tha “kush ishte?”…Kur iku në avion, më tha doktori, kishte një nga fëmijët për dore, dhe thoshte e kam ndjerë që i është ftohur dora, dhe pyeste se kush ishte. Të gjithë duke bërë kujdes që mos ta marrë vesh, se në atë gjendje që është e ka të vështirë.

Nëna e Alesios thotë se i kishte të dy fëmijët për dore, djalin dhe Dritën e cila fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. “Kur ra tërmeti e kam pasur përdore Alesion edhe Dritën. U thash: Të keqen mami nuk ka gjë se do pushojë. Nuk e di se çfarë ra, dhe nuk e di çfarë ndodhi më. Alesio u hodh nga kati i pestë”, tregon ajo.

Largimin nga shtëpia Rama e bëri me premtimin se nesër në shkollë do të jetë ai që do t’i çojë Alesion dhe Aurelin në shkollë.

Rama: Nesër do shkojmë në shkollë apo jo? Do vi unë t’ju marr nesër në mëngjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARSENAL-MANCHESTER CITY/ De Bruyne i pandalshëm, nuk fal ndaj "Topçinjve" (VIDEO)
Previous article PAS 15 MINUTASH LOJË/ Sulmuesi i Anglisë ndëshkon Arsenal me prekjen e parë (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË MAT/ Breshëri me mbi 30 plumba ndaj makinës së familjes që u kthye nga Italia, autorët djegin mjetin në Urakë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT