Moderatorja e njohur shqiptare Ilva Tare ka publikuar në Instagram një foto teksa uron edhe Krishtlindjet.
Duket se Ilva është përfshirë nga atmosfera e festave dhe ka veshur një bluzë me drerë, të cilët të gjithëve na kujtojnë slitën e babagjyshit. Lidhur me këtë edhe kryetari i Bashkisë ka diçka për të thënë.
Në foton e postuar nga moderatorja ai shkruan: “ Eh ç’i keni bërë pulovrave me drerë këtë vit, ç’paskeni qenë për pak festa”.
Sigurisht që kjo ka qenë një batutë e kryetarit i cili gjithmonë ka treguar se është mjaft komod dhe sportiv./blitz.al/



