• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA PËR BORXHIN 40 MIJË EURO/ I akuzuari për krimin: E vrava unë shokun, e dogja me benzinë
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA PËR BORXHIN 40 MIJË EURO/ I akuzuari për krimin: E vrava unë shokun, e dogja me benzinë

15 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një zënkë për një borxh, ka bërë që Shkodran Bytyqi, të vritej në mënyrë mizore nga shoku i tij Trimor Lalinovci. Ky i fundit dyshohet se i kishte pasur një borxh viktimës i cili e arrinte vlerën e 40 mijë eurove. Para këto për të cilat palët fillimisht ishin marrë vesh që të paguheshin me këste. Por pikërisht këto para, po dyshohet se ishin arsyeja kryesore që Trimori i mori jetën shokut të tij Shkodranit, duke ia djegur pastaj trupin me benzinë. I dyshuari e ka pranuar fajin para organeve të hetuesisë.

Të dielën e 8 dhjetorit të këtij viti, Shkodran Bytyqi, doli nga shtëpia e tij në Ferizaj për ta kryer një punë. Ai do të takohej me Trimi Lalinovci me të cilin kishte marrëdhënie shoqërore.

Timorit, tashmë i ndjeri, Shkodrani, ia kishte shitur një pronë, vlera e së cilës kishte qenë rreth 40 mijë euro. Atë, viktima e i dyshuari, ishin marrë vesh që ta paguanin me këste për cdo muaj nga një shumë të parave.

Por, pikërisht këto para, kishin qenë arsyeja që të nisë një konflikt, nga i cili një i ri, Shkodran Bytyqi, do të vritej. I dyshuari për këtë rast sipas organeve të hetuesisë kosovare është Trumor Lalinovci.

Vrasja sipas hetimeve të para të Policisë së Kosovës dyshohet se kishte ndodhur në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt në afërsi të një shkolle.

Aty, viktima, Shkodrani dhe i dyshuari Trimori, kishin filluar një grindje pas së cilës Trimori e qëllon me armë pas koke duke e lënë në vendin e ngjarjes ku më pas e thërret vëllanë e tij, dhe në bashkëpunim e dërgojnë trupin e viktimës në fshatin Kishnapolë të Gadimës së Lipjanit ku e hedhin në përroskë, ia spërkasin trupin me benzinë dhe pastaj i vejnë flakën.

Por për gjithë këtë krim të bërë, ka folur para organeve të hetuesisë vet i dyshuari Trimori.Ai e ka pranuar fajin duke thënë se pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur viktimën.

“E ka pranuar fajin. Ka treguar për ngjarjen dhe ka thënë se e ka vrarë tashmë të ndjerin”, kanë deklaruar për Express burime brenda hetuesisë kosovare.

E ndërkohë, me propozimin e prokurorisë Themelore të Ferizajt, gjykata, tashmë u ka shqiptuar një muaj paraburgim vëllëzërve Lalinovci.

Prokurori i rastit, Burim Çerkini, të dielën, ka deklaruar se prokuroria ditët në vijim do të marrë edhe hapa të tjerë të cilët do ta zbardhin të gjithë rastin.

“Jemi duke i vazhduare hetimet. Ne kemi kërkuar një muaj paraburgim. Kërkesa është aprovuar. Ditëve në vijim do të marrin edhe hapa të tjerë karshi këtij rasti””, ka deklaruar Çerkini.

Megjithatë, sipas Gjykatës Themelore të Ferizajt, “I pandehuri T.L. dyshohet se më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë – Komuna Ferizaj, ka privuar nga jeta viktimën Sh. B., pas një mosmarrëveshje mes tyre e cila ka rrjedhur si rezultat i një borxhi që i dyshuari ia kishte viktimës”, thuhej në njoftimin e Gjykatës.

Më tej, Gjykata ka njoftuar se Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Ndërkohë, Bytyqi ishte raportuar si i zhdukur, gjatë javës së kaluar. Rastin në Polici e kishte paraqitur babai i tij, i cili kishte thënë se i biri është larguar nga shtëpia, sipas tij për shkak të një borxhi.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se i biri i tij mashkull K-Shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se për shkak të një borxhi, viktima është larguar”, thuhej në njoftimin e Policisë. Burimi: GazetaExpress

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETET QË BIEN GJATË NATËS/ Sizmiologët kanë një këshillë: Fshini...
Previous article CALIFORNI/ Avioni mbushet me tym. Piloti bën ulje emergjente në mes të makinave

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur Aktualitet

AKSIDENT NË PYLLIN E SODËS/ Përplaset motori, një person i plagosur

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët Aktualitet

"KSAMILI MES 50 PLAZHEVE MË TË MIRA TË BOTËS..."/ Big 7 Travel: Uji i kaltër i detit dhe rëra e bardhë po magjepsin turistët

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi Aktualitet

PO KTHEHEJ PREJ PUNE KUR U PËRPLAS PËR VDEKJE NGA MAKINA/ Si u la 4 orë pa ndihmë babai i tre fëmijëve në Durrës, shoferi ia mbathi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT