• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
URDHRI I PARË I OLSIAN ÇELËS PËR PROKURORËT/ Kaloni dosjet e zyrtarëve dhe krimit tek SPAK-u, ruani sekretet
Home
Aktualitet
Drejtësi

URDHRI I PARË I OLSIAN ÇELËS PËR PROKURORËT/ Kaloni dosjet e zyrtarëve dhe krimit tek SPAK-u, ruani sekretet

15 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Katër ditë pas marrjes së detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela ka firmosur udhëzimin e parë. Udhëzimi i datës 10 dhjetor 2019, i cili mban firmën e kryeprokurorit të ri, parashikon detyrimin e prokurorëve të Krimeve të Rënda si dhe të prokurorëve të juridiksionit të përgjithshëm për të identifikuar, inventarizuar dhe transferuar dosjet, sipas kompetencës, në Prokurorinë e Posaçme. Bëhet fjalë për të gjitha dosjet e parashikuara në nenin 135 të Kushtetutës së ndryshuar në 2016 si dhe në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, të cilat kalojnë në duart e SPAK-ut. Konkretisht përfshihen të gjitha dosjet e korrupsionit, dosjet pasurore si dhe të gjitha çështjet ku nën hetim janë pushtetar dhe ish-pushtetar që nga vitet ’90 si dhe persona të krimit të organizuar.

Sipas udhëzimit “Prokurori i prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për aktet, procedimin apo çështjet penale, të regjistruara për veprat penale dhe/ose ndaj subjekteve të listuara në nenin 75/a të K. Pr. Penale i ndryshuar, të cilët janë në fazën e hetimeve paraprake, vendos moskompetencën dhe transferimin e akteve, procedimit/çështjes penale për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme, duke njoftuar gjykatën përkatëse në rastet kur ndaj personit nën hetim ose të pandehurit është disponuar me vendim të gjykatës në këtë fazë. Prokurori i prokurorisë me juridiksion të përgjithshëm për aktet, procedimin apo çështjet penale, të regjistruara për veprat penale dhe/ose ndaj subjekteve të listuara në nenin 75/a të K. Pr. Penale i ndryshuar, të cilët janë në fazën e hetimeve paraprake, vendos moskompetencën dhe transferimin e akteve, procedimit/çështjes penale për kompetencë lëndore Prokurorisë së Posaçme”. 

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, përmes udhëzimit, u kërkon prokurorëve të Krimeve të Rënda si dhe prokurorëve me juridiksion të përgjithshëm që të ruajnë sekretin hetimor gjatë inventarizimit dhe transferimit të dosjeve. “Në prokuroritë pranë gjykatave për krimet e rënda dhe në prokurorinë pranë gjykatave me juridiksion të përgjithshëm të merren masa e duhura administrative dhe procedurale penale për të siguruar ruajtjen e sekretit dhe konidencialitetin e të dhënave hetimore dhe ndalimin e publikimit të akteve, procedimeve apo çështjeve objekt kalimi për kompetencë prokurorive përkatëse, para, gjatë dhe pas dorëzimit në prokuroritë kompetente”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHUNIMI I ARBITRIT/ Reagon klubi i Shkumbinit: Bëri gjykim absurd, i provokoi të gjithë
Previous article MUZIKË, KOKAINË E PROSTITUCION/ Operacioni në Shkodër, në pranga 2 menaxherët dhe këngëtari. Në kërkim...

k.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT