• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPITALLA/ Lagjja e re e së ardhmes urbane dhe ekonomike pas tërmetit
Home
Sociale

SPITALLA/ Lagjja e re e së ardhmes urbane dhe ekonomike pas tërmetit

14 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Spitallë, Durrës, aty ku do të lindë një lagje e re e të ardhmes, e ku Universiteti s’do jetë më një “çadër” e ngulur në shkretëtirë, po një pol arsimor i një zone urbane që do të strehojë familjet e prekura, do të ketë infrastrukturë moderne, shkollë, kopshte, çerdhe, qendër shëndetësore, mjedise sportive dhe do të kufizohet me Parkun e Madh, i cili do të ngrihet mbi fushën e derisotme të plehrave.

Kryeministri Rama, së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti inspektoi zonën që sipas saj, rezultoi më e përshtatshmja për zhvillimin e integruar multidimensional, nga të të gjitha propozimet e tjera për ngritjen e një lagjeje të pas tërmetit të 26 nëntorit.

Margariti tha se, “kjo zonë ka dy mundësi zhvillimi: e para, zona e Vaskave, ku është parashikuar ndërtimi edhe i një tregu për qytetin dhe pjesa tjetër e kësaj hapësire për zhvillimin e blloqeve të banimit, me shkolla dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme që kërkon një rezidencë me standarde bashkëkohore”.

“Ne kemi menduar, – tha ajo, – që i gjithë studimi për zhvillimin e kësaj zone, duke filluar që nga pjesa fundore e qytetit të Durrësit, e deri tek Eco Parku i Madh, të përfshijë një projekt të mirëfilltë urbanistik, i cili tashmë ka nisur”.

Kryeministri Rama, u interesua për të marrë detaje më të hollësishme për zhvillimin e Zonës Ekonomike e përcaktuar në projekt si zonën për zhvillimin e integruar të parkut energjetiko-industrial në Porto Romano dhe kërkoi që të bëhet një studim i plotë në dimensionet e një masterplani për të gjithë zonën, me qëllim siç u shpreh Rama “që të kemi një gravitet urban të integruar me zhvillimin e zonës ekonomike”.

Projekti do të krijojë lidhje të integruar me universitetin, rezidencën e re të banimit dhe zonën ekonomike. Pra, do të ketë një linjë e gjatë me disa pole zhvillimi.

Gjatë këtij inspektimi, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve të linjës, Kryeministri kërkoi që të ecet shpejt me procesin e shtëpive me qira për të prekurit nga tërmeti. “Deri tani janë 4100 familje të siguruara me bonusin e qirasë, ndërsa procesi po vijon me intensitet të aplikimeve dhe verifikimit”, shpjegoi përfaqësuesi i pushtetit vendor.

Kryeministri theksoi rëndësinë e nevojës për shpejtësi të këtij procesi dhe tërhoqi vëmendjen për verifikim korrekt dhe pasjen kujdes ndaj abuzuesve.

Kryeministri u interesua gjithashtu edhe për ecurinë e procesit të meremetimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Ai tha se “standardi i muraturës në projektet e miratuara është shumë i rëndësishëm të respektohet. Problemi është që ata nëse te strukturat e kanë respektuar këtë standard tek muratura kanë lëvizur. Ndaj do të vendosim edhe supervizorë për muraturat me standarde, me qëllim që të sistemojmë banorët nëpër shtëpitë e tyre”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË PEQIN/ Del EKSPERTIZA: I riu u ekzekutua me 27 plumba (DINAMIKA e vrasjes)
Previous article ATMOSFERË! Puka e zbukuruar me dritat "magjike" të festave të fundvitit

F.autor

Postime të ngjashme

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj Aktualitet

U DHUNUA SËBASHKU ME BASHKËSHORTEN/ Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione Aktualitet

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit Aktualitet

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT