• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Lleshaj takon Ministren e Brendshme italiane: Rritje kapacitetesh dhe forcës goditëse
Home
Politikë

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Lleshaj takon Ministren e Brendshme italiane: Rritje kapacitetesh dhe forcës goditëse

14 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali, ku u takua me Ministren e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese.

Ministri Lleshaj prezantoi progresin e bërë nga Shqipëria në luftën kundër krimit të organizuar, sekuestrimit të parave të krimit, si dhe punës për kapjen e personave në kërkim, për llogari të drejtësisë në dy vendet.

Ministrja e Brendshme italiane vlerësoi punën dhe rezultatet e palës shqiptare dhe mbi këtë bazë, theksoi ministrja Lamorgese, ‘Italia mbështet shtimin e projekteve për Policinë shqiptare për trajnim, rritje kapacitetesh dhe forcës goditëse.’

Pas takimit, ku ishte i pranishëm edhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, ministri Lleshaj deklaroi se:

“Me ministren e Brendshme të Italisë diskutuam rreth perspektivës europiane të Shqipërisë dhe rreth nivelit të bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve.

Konstatuam me kënaqësi se niveli i bashkëpunimit dypalësh midis Shqipërisë dhe Italisë është mjaft i lartë, por edhe perspektiva e zhvillimit të tij është e madhe.

Identifikuam fusha të rëndësishme bashkëpunimi, si në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër trafiqeve, kundër migracionit të paligjshëm dhe tema të tjera.

Me rendësi të madhe ishte edhe diskutimi që patëm me Ministren, lidhur me zhvillimin e kapaciteteve të Shqipërisë në fushën e Emergjencave Civile dhe kryesisht në mbrojtjen nga zjarri. Kjo fushë do të marrë një prioritet të madh në të ardhmen, po ashtu arsimimi i oficerëve të Policisë Shqiptare në institucionet arsimore italiane do të jetë një tjetër drejtim i rëndësishëm zhvillimi.

Përgjithësisht mund t’ju them dhe me kënaqësi mund të pohoj, që bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Italisë ka një perspektivë të re dhe së shpejti do të pres për vizitë në Tiranë, Ministren e Brendshme të Italisë”.

Kjo vizitë në kryeqytetin shqiptar pritet të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRTESAT E SHEMBURA NGA TËRMETI/ Holloi muret dhe bazamentin mbajtës të pallatit, në pranga pronari i "Bar Barons"
Previous article LA PAS GRUAN DHE 3 FËMIJË/ Kush është 37-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë. Dyshohet se…

Delo.autor

Postime të ngjashme

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj Aktualitet

"DJALIN MUND TA KISHIM SOT NËSE..."/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që protestoj

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit “çojnë në qeli” Ramën, Berishën dhe Ballukun, simbolika me pranga dhe uniforma burgu para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT