Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shpërthyer keq mbrëmjen e djeshme ndaj moderatores Eni Vasili, në emisionin e së cilës ishte e ftuar, dhe gazetarit Alban Dudushi.
Teksa flisnin për menaxhimin e pasojave të tërmetit nga Qeveria, Kryemadhi është “kapur” me Eni Vasilin duke i thënë se i ka bërë qoka live kryeministrit pasi ka transmetuar kronikat e tij.
Ky nuk është hera e parë që Monika Kryemadhi sulmon mediat apo gazetarët. Edhe liderët e tjerë të opozitës Basha, Berisha dhe presidenti Meta kanë sulmuar mediat se mbajnë krah politik.
Rastet kur Basha, Berisha dhe Meta kanë sulmuar mediat:
1. Raporti sekret i presidenti se nga protestat e opozitë më 8 qershor bën që Meta të sulmonte mediat duke thënë se: “Portale dhe gazeta të shtetit të propagandës dhe PPP-ve, me kokëfortësi të shpjegueshme, vazhdojnë ende të dezinformojnë opinionin publik me lajmin e rremë
2. Basha gjatë protestave të astirit sulmonte televizionet si: Report TV, Top Channel dhe gazetarët me emër duke i cilësuar si vegla të qeverisë.
3. Ish-Kryeministri sulmoi mediat dhe gazetarë pasi nuk mbrojnë mediat që u mbyllën nga qeveria të cilat përhapnin panik. Sali Berisha: Të kastruar mendërisht, ai që nuk mbron lirinë e tjetrit ka humbur të veten
Duket se sa herë opozita është në krizën e saj dhe e shikon të pamundur mposhtjen e Edi Ramës me anë të votës sulmon mediat. Ata duan që atë që nuk e bën opozita e “paaftë” duan që ta bëj media. Media nuk ka detyrë të ngrejë akuza por ta paraqesë realitetin ashtu siç është pa filtra.
/AlpeNews.al


