Pasi qëndruan rreth dy javë në vendin tonë, grupi i ekspertëve izraelitë që erdhën në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, ata përfunduan misionin e tyre në vendin tonë.
Në një postim në twitter, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se dërgoi një delegacion në ndihmë për popullin shqiptar pas tërmetit, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.
Being able to send an aid delegation to help the people of Albania after an earthquake, has a much greater meaning to the people of Israel than what one would initially think. Here’s why: pic.twitter.com/h2WlhuSOaA
— Israel Defense Forces (@IDF) December 12, 2019
Përveç mesazhit, ministria izraelite ka postuar edhe një video ku nënvizohet strehimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë pushtimit nazist.
/AlpeNews.al


