Ambasadori i BE në Shqipëri ka publikuar mëngjesin e sotëm rezultatet e mbledhjes Këshillit Europian të zhvilluar një ditë më parë.
“Përfundimet e Këshillit Europian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë të donatorëve ” shkruan Soreca.



