• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSKLUZIVE/ Zjarrfiksi HERO tregon, momentet e tmerrit nga tërmeti: Një grua më thoshte më shpëto motrën se…
Home
Ekskluzive

EKSKLUZIVE/ Zjarrfiksi HERO tregon, momentet e tmerrit nga tërmeti: Një grua më thoshte më shpëto motrën se…

13 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive

Zjarrëfikësi nga Vlora Luan Kapaj është cilësuar si heroi që shpëtoi dy jetë njerëzish nën gërmadhat e një pallati në Durrës, pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit. Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al ai tregon për momentin më të vështirë gjatë aksionit nën rrënoja. Ai tregon se: Punova për disa orë në pozicionin shtrirë duke hequr me thonj copa të vogla rrënoja u ndjeva keq nga frymarrja dhe dola te merja pak ajer. Menjëher më është afruar ndihma e shpejtë. Në keto momente në vesh më vinte zëri i personit ku më thoshte dua vetëm pak ajër. 

Kapaj tregon edhe më tej për momentet e vështira por edhe pasioni për këtë punë. Ai tregoi se nuk e njeh frikën pasi shpëtimi i jetës së njerëzve nën rrënoja ishte shumë i rëndësishëm. 

Intervista e plotë:

1. Si e morët vesh lajmin për tërmetin dhe ku ishit ju?

Lajmin per tërmetin e mora si gjithë te tjeret duke ndjerë lekundjet e tërmetit. Isha ne banese me familjen pasi u ngrita nga lekundja e tërmetit prita disa caste se cfarë mund të beja ne keto momente.
Më mer vajza nga durresi ne telefon dhe më thotë baba tërmeti ka bërë dëme të mëdha. U shqetesova dhe menjehere u vesha me uniformen u duhur të zjarrfiksit.
2. Cfarë bëtë pasi morët lajmin, cilat ishin hapat që ndoqët?
U vesha me uniformen e duhur te zjarrfiksit te cilen e mbaj te shtepi per te qene i gatshem ne cdo moment dhe menjehere shkoj ne zjarrfikse. Pasi morem urdhërin u nisëm menjëhere për në Durrës.
3. Kush ishte momenti më i vështirë gjatë aksionit tuaj në shpëtimin e njerëzve nën rrënoja?
E gjithe puna jonë në këtë situatë ka qenë shumë e veshtirë sepse të dëgjosh zëra të njerzve që kërkojnë ndihmë dhe në ato momente nuk e di se ky zë nga po te vjen është shume rrëngjethese….. Por ne jemi mësuar me situata dramatike por jo tragjedi te tilla. Megjithate ne kemi si mision shpetimin e jetës se njeriut edhe duke rrezikuar jetën tone. Kemi punuar me ore te tëra në kushte tmerrësisht të vështira duke rrezikuar edhe jetën time por kthim mbrapa nuk ka.
Momenti më i vështire ka qenë pasi punova për disa orë në pozicionin shtrirë duke hequr me thonj copa të vogla rrënojash u ndjeva keq nga frymëmarrja dhe dola të merja pak ajer. Menjëher më është afruar ndihma e shpejtë për disa caste. Në keto momente ne vesh më vinte zëri i personit ku më thoshte dua vetëm pak ajër cohem menjëherë dhe vazhdoj përsëri në atë vrimë që duhet të hapja ku të futesha vet për të nxjere personin e qe kishe mbetur brenda, ja arrita e nxora ku ai mori ajrin që kërkonte prej shumë oresh nën rrenoja
4. Gjatë karrierës suaj a ishit perballur ndonjëherë, me një situatë të tillë sic ishte kjo fatkeqesi natyrore?
Kam 36 vite zjarrfikës profesionist jam përballur me shumë situata dramatike për fat te keq edhe me shume viktima por situata te tilla nga termeti ku te kerkohet ndihme dhe ti deshiron ta ndihmosh. Duhen shumë orë te arrish tek personi. Eshtë shumë e veshtire do durim guxim, forcë,  kurajo që të arrish ate qe ti ke si mision.
5. Kur juve u shtrite ne ambulance refuzuat, oksigjenin dhe u kthyet sërish në rrënoja. A nuk patët frikë dhe per jetën tuaj?
 Mua mu afrua ndihma e shejte ne momentin me te veshtire te punes time Sepse duke punuar me ore te zgjatura ne kushte tmeresisht te veshtira thith pluhurin dhe organet e frymarrjes vihen ne veshtërsi per te furnizuar me oksigjen gjakun ku me vone kalon ne asfiksi dhe për pasoj trupi humbet ndjenjat me vone …….
Nuk kam pasur frikë qe u futa prap pas ndihmes mjeksore sepse une si person nuk e njoh frikën ndoshta jam i vecantë por jam perballur me situata fatkeqesisht tragjike.
6. Cili eshte momenti qe do ju mbetet gjate ne mendje nga termeti i 26 nentorit?
Momenti që do me mbetet në memorien time gjatë gjithë jetës ka qenë lutja e një gruaje pasi unë kisha nxjere dy njerez dhe brenda ndodheshin dhe dy te tjere.
Kjo grua me thoshte ti je hero te lutem me shpëto motren se ndodhet brenda. Jam futur përsëri me shpresë për të nxjerrë dhe një njeri tjetër të gjallë por fatkeqësisht të gjallë nuk mund të gjenim më, me dëshpërim kam dal nga ajo vrimë e miut ku isha futur.

7. A i keni takuar me pas personat qe ju i shpetuat jeten?

Kam folur në telefon vetëm me njërin kam marë falenderime. E ka emrin Fatmir Gjana,  Fatmir ka emrin me fat ka qene. E falenderoj se ka qene shume trim ne ato momente të vështira të jetës së tij.
/AlpeNews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLOKËT DHE VETULL E PRERË/ Albano Bogdo ndryshon pamje dhe nuk njihet (FOTO)
Previous article ABUZOI ME FONDET/ Nën hetim shefja e financës së Ujësjellës Kanalizimeve në Librazhd (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore

AMNISTIA PENALE/ 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës Aktualitet

AMNISTIA PENALE/ 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT