• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DRITË JESHILE PËR 45-VJEÇARIN E ZHDUKUR PREJ VITESH/ Mesazhi prekës i nënës: Aman ma gjeni djalin, i kam borxh jetën!
Home
Breaking News

DRITË JESHILE PËR 45-VJEÇARIN E ZHDUKUR PREJ VITESH/ Mesazhi prekës i nënës: Aman ma gjeni djalin, i kam borxh jetën!

13 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Pas shumë kërkimeve, në redaksinë e emisionit ’’Pa gjurmë’’ për herë të parë mbërriti një nga informacionet më të rëndësishme, që ndez një dritë jeshile për fatin e Renato Qerimit. Një telefonatë nga Greqia jep një vendndodhje të mundshme të 45-vjeçarit ne tokën helene.

Një shtetas shqiptar pretendon se e njeh prej vitesh këtë 45-vjeçar dhe se është i sigurt që fotoja vënë në dispozicion për ’’Pa gjurmë’’ është pikërisht Renato Qerimi, vendndodhja e të cilit sipas të njëjtës dëshmi me shumë gjasa është në një nga ishujt grek, për të cilin disponojmë edhe emrin e saktë por për arsye verifikimi të mëtejshëm, nuk e bëjmë publike.

Fotoja ekskluzive iu tregua në studio vetë nënës së Renatos, e cila prej shumë muajsh paraqitet thuajse çdo ditë në redaksinë e emisionit ’’Pa gjurmë’’ në kërkim të Renatos. Ajo e cila njeh më mirë se kushdo tjetër fizionominë e djalit të saj.

E ftuar në studio, nëna e tij ka prekur me fjalët e saj dedikuar të djalit që ka 20 vite që nuk e sheh.

“Kemi pasur konflikt, që duheshin lekë për familjen. Nuk e donte emigracionin. Ka qenë me shi, pa pasaportë me një palë këpucë, zërë se e i kishte se i kishte shumë të vjetra. Nuk kishte lekë, pa pasaportë. Nuk e di kush e ndihmoi që iku. Djalin e kam pedagog në Universitet, ka 25 vjet që punon dhe është me qira. Nuk merren fëmijët e mi me punë të pista. Aman moj Odeta më ndihmo ta gjej atë djalë. Djalit i kam borxh jetën, se kam 20 vjet që ia kam harruar zërin. I bëj thirrje Renatos dhe të pyesi për nënën. Dhe po pati filluar jetën e tij, s’ka gjë se unë nuk i kërkoj as lekë asgjë. Unë kam shtëpi, kam pensionin dua vetëm t’ia dëgjoj vetëm zërin”, tha ajo.

Si u zhduk 45-vjeçari

Renato është djali i dytë i familjes Qerimi. Zengjine dhe Hasani janë prindër të tre fëmijëve. Renato, i cili sot rezulton i humbur kishte emigruar që herët në Greqi, me të mbaruar shkollën e mesme që përkon me vitin 1992. Renato fillimisht nis të jetojë në Iraklio dhe më pas zhvendoset nga një qytet në tjetrën, në tokën helene. Me familjen kontaktet i kishte të rregullta deri në vitin 1995, kur ai shkonte dhe vinte nga Greqia në Shqipëria, por nuk arriti dot të pajisej me dokumente të rregullta. Me banim në Polican asokohe, familja Qerimi vendos të transferohet drejt kryeqytetit në kërkim të një jetë më të mirë në vitin 1995. Endrra e të riut asokohe ishte të bëhej ushtarak. Fiton të drejtën e studimit por për shkak të një aksidenti në këmbë nuk përfundon dot ëndrrën, e cila për mbeti thjeshtë e tillë, nuk u realizua kurrë. Ndaj emigranti i sapo kthyer në atdhe me shpresën për të ndërtuar jetën e lë shkollën përgjysmë dhe nis të kërkojë punë. Familja kishte vështirësi ekonomike në atë kohë, pavarësisht se Renato ishte një djalë me ambicie të mëdha nuk mundi dot të gjentë punë. I riu kaloi në depresion për shkak të aftësive që kishte dhe pamundësisë për të realizuar atë që ai donte. Bashkë me gjendjen e keqësuar të Renatos, familja po kalonte krizë Zengjine dhe Hasani pas grindjeve të vazhdueshme marrin vendimin për tu ndarë. Renato vijonte të ishte në kërkim të një pune të cilën nuk e gjeti kurrë. Ai doli atë mëngjes rreth orës 7 sikundër ishte rituali i tij i përditshëm, por nuk u kthye më. Që nga ajo ditë askush nuk mësoi dot për fatin e 26- vjeçarit, i cili sot pas kaq vitesh nga zhdukja e tij është 45- vjeç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGIMI NGA BARCELONA/ Rakitic merr VENDIM mbi të ardhmen
Previous article "ATA E DUAN DHE NE E DUAM GJITHASHTU"/ Trump: Jemi shumë pranë një marrëveshjeje tregtare me Kinën

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI)

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT