• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryeministri i Turqisë: Rezoluta e OKB-së për Kudsin ka forcuar shpresën për paqe në rajon
Home
Nderkombetare

Kryeministri i Turqisë: Rezoluta e OKB-së për Kudsin ka forcuar shpresën për paqe në rajon

24 December, 2017 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në lidhje me rezolutën e OKB-së për Kudsin tha se: “Fitorja e mendjes së shëndoshë në OKB ka forcuar shpresën për paqe dhe zgjidhje në rajon. Me këtë vendim (rezolutë), jo vetëm Kudsi, Palestina, por ka fituar nderi i njerëzimit”, raporton Anadolu Agency.

Gjatë një fjalimi në Kongresin e 6-të të zakonshëm duke iu drejtuar anëtarëve të AK Partisë të qytetit Adıyaman, kryeministri Yıldırım ka folur për ngjarjet e përjetuara në Kuds. Ai ka bërë të ditur se “vendimi i marrë nga qeveria amerikane është përplasur me OKB-në dhe është rikthyer mbrapsht”.

Më tej Yıldırım ka tërhequr vëmendjen se 128 vendet e OKB-së me një qëndrim të drejtë nuk kanë pranuar vendimin e SHBA-ve për Kudsin. “Edhe njëherë është bërë e qartë se bota është më e madhe se një. Tashmë nuk është më i vlefshëm zakoni që ‘e bëra unë dhe u bë’”, është shprehur Yıldırım në fjalën e tij.

Pasi ka theksuar se Turqia, veçanërisht presidenti Recep Tayyip Erdoğan kanë kryer përpjekje të madhe që ky vendim të dalë i tillë, kryeministri Yıldırım tha: “Ne mblodhëm në Stamboll në një takim të jashtëzakonshëm Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OBI) dhe kemi vendosur në lëvizje ndërgjegjen botërore. Jemi krenarë dhe të lumtur që kemi arritur një rezultat të mirë në fund të përpjekjeve tona. Turqia ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah të popujve të shtypur dhe të pafajshëm, kryesisht për Palestinën. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e botës dhe për shpëtimin e njerëzimit”.

Gjithashtu Yıldırım ka bërë të ditur se pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik është kaluar në një proces shumë të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit. Ai ka theksuar se vazhdon një përpjekje e vendosur kundër organizatës terroriste DEASH, organizatës terroriste separatiste, dhe FETO-s, që u infiltrua brenda shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mesfushori i PSG nuk lë vend për dyshime, shpreh haptazi dëshirën për të kaluar tek Inter
Previous article Vazhdojnë rekordet e City, shifra e fakte nga Premier League

Ina.Autor

Postime të ngjashme

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT