• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REZULTATET/  Fitore dërmuese e Konservatorëve të Boris Johnson në Britaninë e Madhe
Home
Nderkombetare

REZULTATET/ Fitore dërmuese e Konservatorëve të Boris Johnson në Britaninë e Madhe

13 December, 2019 F.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Kanë dalë Exit Poll për zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura këtë të enjte në Britaninë e Madhe.
Sipas BBC, konservatorët në pushtet të kryeministrit Boris Johnson që mbështesin daljen nga BE (me apo pa marrëveshje) kanë marrë një fitore të thellë në këto zgjedhje, të pamenduar më parë në të tilla përmasa.

Në këtë Exit Poll të organizuar nga televizionet më të mëdha në vend, BBC, ITV dhe Sky News, konservatorët kanë marrë 368 vende në parlament ndërsa Laburistët e Jeremy Corbin në opozitë janë ndalur në vetëm, 191 vende duke humbur 71 mandate në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Kjo është një disfatë e thellë për të majtët që duket se ishin të paqartë në qëndrimet e tyre nëse mbështesin një marrëveshje me BE apo një referendum të dytë. Tashmë konservatorët e djathtë kanë një mazhorancë të fortë që mbahej mend që nga koha e Margaret Thatcher.

13 vende i kanë marrë liberaldemokratët ndërsa partia e BREXIT e Nigel Farage nuk ka fituar asnjë vend në parlament. Sipas këtyre rezultateve konservatorët e Boris Johnson kanë marrë 50 vende në parlament më shumë se në zgjedhjet e 2017-ës.

Këto zgjedhje ishin konsideruar një lloj referendumi nëse britanikët dëshironin apo jo të dilnin nga BE. Redaktorja politike e BBC-së, Laura Kuenssberg tha se nëse shifrat e EXIT POLL janë të sakta, atëherë udhëheqësi i Partisë Konservatore dhe Kryeministri Boris Johnson do të ketë mbështetjen që i nevojitet në Parlament për të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga BE-ja muajin e ardhshëm.

Sipas BBC nëse këto rezultate do të zyrtarizohen kjo do të ishte fitorja më e madhe e Konservatorëve që nga viti 1987 dhe rezultati më i keq i Laburistëve që nga viti 1935. Këto ishin zgjedhjet e treta të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar në më pak se 5 vjet dhe të parat që zhvillohen në muajin dhjetor në gati 100 vjet.

Kryeministri Johnson u përqendrua i pamëshirshëm në një mesazh të vetëm: “Bëni që Brexit përfundojë” duke premtuar se do ta nxirrte Mbretërinë e Bashkuar nga BE deri më 31 janar 2020 nëse ai fiton shumicën.

Rivali i tij kryesor zyrën në “10 Downing Street”, udhëheqësi i Laburistëve, Jeremy Corbyn, u premtoi votuesve një tjetër referendum nëse britanikët dëshironin që vendi të dilte nga BE, mes apo pa marrëveshje.

Laburistët bënë fushatë duke premtuar dhënien fund të masave shtrënguese duke rritur shpenzimet publike. Edhe Liberal Demokratët premtuan të anulojnë Brexit, por tashmë duket se vota e tyre nuk do të ketë peshë. Rezultatet zyrtare pritet të dalin para mesnatës për tu mbyllur mesditën e së premtes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKODRANI U ZHDUK NË 2005/ Dëshmia shpresëdhënëse: Punon në një lokal në Francë, jam 100% i bindur
Previous article EUROPA LEAGUE/ Manchester United triumfon me "POKER", Roma ndalet në barazim

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT