• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRMBYLLIN INSPEKTIMET NË SHQIPËRI/ Ekspertët izraelitë: Garantojmë siguri në objektet që rikonstruktojmë
Home
Sociale

PËRMBYLLIN INSPEKTIMET NË SHQIPËRI/ Ekspertët izraelitë: Garantojmë siguri në objektet që rikonstruktojmë

12 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pas një pune vërtetë voluminoze, prej dy javësh ekipi i ekspertëve izraelitë do të largohet sot nga vendi pasi më parë ka bërë ekspertizën në zonat më të goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Pak para nisjes kolonel Golan, i cili drejton ekipin prej 10 ekspertësh nga Izraeli, na tregoi në terren një prej pallateve fare pranë portit të Durrësit se si po realizohet rikonstruksioni i pallatit dhe se si ky rikonstruksion do të aplikohet në të gjitha pallatet që sipas ekspertëve izraelitë janë të qëndrueshëm dhe kanë nevojë vetëm për meremetime.

Ekspertiza Izraelite ka arritur në konkluzionin se dëmet e tërmetit nuk kanë prekur strukturën mbajtëse të pallatit 7 katësh por janë dëme murale tërësisht të rikuperueshme, shkaktuar nga punimet pa cilësi dhe mos lidhja siç duhet e tullave.

“Siç mund ta shihni kemi një kolonë dhe një tra të padëmtuar që tregon se objekti është solid. Në krahun e djathtë kemi vendosjen e një murature të gabuar që ka qenë problemi kryesor që kemi vënë re këto ditë në Durrës. Nga jashtë pamë që kolonat e betonit nuk kishin pësuar dëme por nga brenda shohim që kanë dëmtime të cilat mund të riparohen”, deklaron koloneli Golan.

Por nëse nga pjesa e jashtme nuk ka shenja të dëmtimit të kolonave në brendësi ekspertët kanë zbuluar disa të tilla por që sipas tyre janë tërësisht të riparueshme.

“Në këtë kolonë ne kemi bërë kurimin e hekurave ekzistues dhe kemi bërë të mundur lidhjen e tyre me beton të markave më të larta se ç’është betoni që ishte aktualisht. Më pas kemi bërë përforcimin me këtë graut i cili është në një markë të lartë”, thotë inxhinierja Entela Kapllani.

Teknika inovative që po përdoret për herë të parë në këtë pallat të para viteve 90 përfshin fashaturë të re betoni rreth kolonës së dëmtuar si dhe paralelisht mbështjellje të saj me skelet hekuri.

Pallati që po rikonstruktohet nga ekipet e përbashkëta shqiptaro izraelite është i projektuar dhe ndërtuar në vitet 1988-1989 për strehimin e punonjësve të ndërmarrjes hekurudhore dhe është pjesë e një blloku pallatesh, rreth 12 të tillë 5 dhe 7 katësh që kanë të njëjtën strukturë ndërtimore me kolona dhe arkitrarë.

“Kemi në Durrës mbi 800 ndërtesa, 20 mijë apartamente, është një sfidë e madhe por mund të bëhet. Pjesa më e madhe e këtyre objekteve në këtë zonë kanë një nivel të ngjashëm dëmtimi. Ne i quajmë DS3, praktikisht dëmtime që janë në muraturë. Rekomandoj që të bëhet rikonstruksioni në këtë mënyrë, siç jemi duke vepruar këtu. Kjo është një mundësi që po na jepet për t’i riforcuar këto objekte, për t’i bërë ato më të sigurta”, thotë më tej koloneli Golan.

Kreu i grupit të ekspertëve ushtarak nga Izraeli jep garanci maksimale për pallatet ku ekspertiza izraelite ka firmosur rikonstruksionin.

“Kur ne themi që apartamenti apo pallati është i sigurt, është i sigurt. Kur themi që do riparohet, do riparohet dhe kur themi se duhet hedhur në tokë, ai do hedhur në tokë. Unë do të jetoja në këto apartamente me gjithë fëmijët e mi. Ne jemi të gjithë profesionistë. Kur ne shohim qytetarët shqiptarë ne shohim familjet tona”, theksoi koloneli Golan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTAT PO AFROHEN/ Ja disa ide se si mund ta krijoni atmosferën në shtëpitë tuaja (FOTO)
Previous article DO TJU FIKSOJË DHE JUVE/ Trendi që po ndjekin VIP-et shqiptare është ajo që na mungonte! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT