• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HETIM NDAJ TRUMP/ Komisioni i Ligjeve pritet të miratojë akuzat për shkarkimin e presidentit
Home
Botë

HETIM NDAJ TRUMP/ Komisioni i Ligjeve pritet të miratojë akuzat për shkarkimin e presidentit

12 December, 2019 k.autor Botë

Komisioni i Ligjeve i Dhomës së Përfaqësuesve pritet të miratojë sot akuzat për shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Ndërsa demokratët po kërkojnë ndëshkimin e udhëheqësit që ata thonë se abuzoi me pushtetin, republikanët e kritikojnë procesin si të motivuar politikisht dhe pa provat e mjaftueshme. Le t’i hedhim një sy këtyre zhvillimeve historike në Uashington.

Komisioni vazhdoi deri në orët e vona të së mërkurës të debatojë rreth akuzave ndaj Presidentit Trump për abuzim me postin. Presidenti akuzohet se i kërkoi një qeverie të huaj që të ndërhyjë në zgjedhjet e 2020-tës, si dhe se pengoi Kongresin duke udhëzuar administratën e tij që të injorojë fletëthirrjet që ligjvënësit dërgonin gjatë procesit hetimor.

Akuza qendrore, siç u paraqit nga Kryetari i Komisionit Jerrold Nadler, është se Presidenti Trump i bëri presion Ukrainës duke pezulluar 391 milionë dollarë asistencë ushtarake. Ndërkohë ai kërkoi që zyrtarët ukrainas të angazhoheshin se do të hetonin ish-Nënpresidentin amerikan Joe Biden, njëkohësisht edhe rivali më i mundshëm politik i Presidentit për zgjedhjet e 2020-tës.

“Kur Presidenti i kërkon një qeverie të huaj të hetojë rivalët e tij politikë vendorë, ai korrupton zgjedhjet tona. Për Themeluesit, ky lloj korrupsioni ishte veçanërisht i rrezikshëm. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i demokracisë tonë. Nëse zgjedhjet tona janë të kalbura, atëherë gjithçka është e kalbur”, tha Jerrold Nadler, Kryetar i Komisionit të Ligjeve.

Udhëheqësi republikan në këtë komision, Ligjvënësi Doug Collins, tha se demokratët kanë dashur ta shkarkojnë Presidentin Trump që nga momenti kur ai mori detyrën, dhe se faktet e mbledhura prej tyre nuk përputhen me akuzat që ata kanë paraqitur.

“Gënjeshtra e madhe që po dëgjojmë është se rezultati justifikon mjetet e përdorura. Gënjeshtra është se ky proces i rremë është OK, pasi rreziku është shumë real, shumë urgjent dhe shumë i afërt. Gënjeshtra e madhe është se përfitimi politik është i ndershëm dhe i justifikuar. Historia ka treguar se kjo nuk është e vërtetë dhe është e rrezikshme”, tha Ligjvënësi republikan Doug Collins.

Debati mes ligjvënësve u zhvillua përgjithësisht sipas linjave partiake.

“E di se askush nuk është mbi ligjin. Por, ligji nuk ka asnjë kuptim nëse i akuzuari, qoftë dikush që ju hyn vjedhurazi në shtëpi, apo qoftë Presidenti, mundet të shkatërrojë evidencën, t’ua ndalojë dëshmitarëve të dëshmojnë dhe të refuzojë haptazi të bashkëpunojë me hetimin. A mundeni të përmendi qoftë edhe një person nga familja juaj apo komuniteti juaj që mund të veprojë kështu?”, tha Ligjvënësja demokrate Val Demings.

“Këtu nuk bëhet fjalë për Ukrainën. Faktet që mbështesin Presidentin janë: Zelenskiy tha se nuk iu bë presion; ukrainasit as nuk kishin dijeni në momentin e telefonatës që asistenca ishte pezulluar; dhe mbi të gjitha, nuk bënë asgjë në shkëmbim të lëvrimit të asistencës. Këtu bëhet fjalë për një fakt themelor. Demokratët nuk e kanë pranuar kurrë vullnetin e popullit amerikan”, tha Ligjvënësi republikan Jim Jordan.

Pas miratimit të akuzave nga komisioni, Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë javën e ardhshme.

Nëse miratohet me votë, çështja do t’i kalojë për një proces gjyqësor Senatit me shumicë republikane. Të mërkurën, kreu i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell, tha se gjyqi do të fillojë muajin e ardhshëm.

Një dënim në Senat do të çonte në heqjen nga detyra të Presidentit Trump. Kjo megjithatë nuk ka gjasa të ndodhë pasi do të duhej që të paktën 20 senatorë republikanë të mbështesnin demokratët për të arritur pragun prej 67 senatorësh, nga 100 që ka gjithsej Senati amerikan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO TA DASHURONI/ Çfarë është kremi anestezik që ju shpëton nga dhimbjet e depilimit?
Previous article KRISHTLINDJE TË VETMUARA/ Fëmijët nuk duan ti kalojnë festat me Brad Pitt

k.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT