• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NE ISHIM PRANË JUSH PËR TËRMETIN”/ Ambasadori bullgar: Dy grupe inxhinierësh në Shqipëri, ditën e parë siguruam 100 mijë euro
Home
Aktualitet

“NE ISHIM PRANË JUSH PËR TËRMETIN”/ Ambasadori bullgar: Dy grupe inxhinierësh në Shqipëri, ditën e parë siguruam 100 mijë euro

12 December, 2019 Delo.autor Aktualitet

Ambasadori i Bullgarise, Momtchil Stoyanov Raytchevski ka folur rreth integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke thënë se të dy vendet nuk janë në garë se kush është më i mirë, por duhet të punojnë në mënyrë që vitin e ardhshëm të kenë plotësuar të gjitha kushtet për nje vendim pozitiv. Ndërkohë Ambasadori ka folur edhe për situatën e tërmeteve në Shqipëri ku ka thënë se i vjen keq që ndihma e Bullgarisë për Shqipërinë erdhi në këtë rast tragjik.

Pyetja: Kryeministri Holandez vetëm pak ditë më parë ka bërë me dije se Shqipëria nuk është gati për çeljen e negociatave, ndërkohë që Maqedoninë e Veriut e sheh me afër,a ka të njëjtin mendim edhe qeveria Bullgare?

Ambasadori: Atë që mund të them është se kjo nuk është një garë, në tërësi në familjen europiane nuk është procesi i vërtetimit kush është më i miri, kush jo, është një proces, ku si qëndrimin e komisionit europian ashtu edhe të partnerëve tanë është e qartë, siç është e qartë edhe pozita e Bullgarisë që republika e Shqipërisë dhe republika e Maqedonisë së Veriut janë pjesë prej nesh.

Të dy shtetet kanë për të bërë akoma, kriteret janë të qarta por duhet punuar, të punojmë edhe ne edhe ju që të kemi mundësi gjatë vitit të ardhshëm të kemi plotësuar të gjitha kushtet për një vendim që do të na gëzojë të gjithë neve.

Por ju lutem mos e mendoni këtë si një garë se cili duhet të vrapojë me shpejt.

Pyetja: Cila është ndihma e qeverisë Bullgare për Shqipërinë, për ta ndihmuar sado pak ne eliminimin e pasojave të tërmetit?

Ambasadori: Për fat të keq, do të isha i lumtur që të shikoja ndihmën Bullgare për raste të tjera jo për këtë tragjedi ku ka edhe viktima dhe njerëz që vuajnë.

Bullgaria si dhe shtetet e tjera nga rajoni dhe BE dhe mbarë bota, reagoj në mënyrë humanitare, ne siguruam që në ditët e para erdhi ndihmë materiale në kuadër të mekanizmit europian për mbrojtje civile.

Më pas erdhi grupi i parë i Inxhinierëve bullgare të cilët së bashku me kolegët e tyre, inxhinierët shqiptarë, bënë analizën e godinave.

Dje erdhi ekipi i dytë, unë personalisht i kam shoqëruar deri në Durrës.Përveç kësaj shteti Bullgar siguroi që ditën e parë të tërmetit 100 mijë euro që u dërguan në Shqipëri, përsëri përfitoj nga rasti të them që Shqipëria nuk përjetoi vetëm këtë tërmet, Bullgaria dha ndihmën edhe për një nga shtëpitë e fundit që i kishte mbetur Korçës për tu rindërtuar dhe kjo shtëpi është në Vidohovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOLI NË TAPETIN E KUQ PËR HERË TË PARË/ Ja cilat janë këshillat e ëmbla që Selena Gomez i dha motrës së vogël
Previous article U DUK SI NJË DËMTIM HORROR/ Ja sa do të mungojë Coman për Bayer Munich (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar Aktualitet

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT