• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIPARIMI I DËMEVE NË PALLATET E DURRËSIT/ Sako: Miratohet një tjetër listë me 640 familje përfitues të bonusit të qirasë
Home
Breaking News

RIPARIMI I DËMEVE NË PALLATET E DURRËSIT/ Sako: Miratohet një tjetër listë me 640 familje përfitues të bonusit të qirasë

12 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Bashkia e Durrësit ka miratuar bonus qiraje për 1310 familje të mbetura të pastreha si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit.
Drejtoresha e shërbimeve publike në bashki, Emirjana Sako u shpreh se janë miratuar dy skema deri më tani në ndihmë të familjeve të mbetura të pastreha nga pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit.

“Është miratuar një listë e parë me 660 familje përfitues të bonusit të qirasë, ndërsa ditën e hënë miratuam në këshillin bashkiak një tjetër listë me 644 familje, duke e cuar numrin e familjeve përfituese në 1310 familje që iu dëmtuan banesat për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit.
Priotitet do të kenë ata familje që u janë shembur banesat nga IKMT e Durrësit apo Inspektoriati i Ndërtimit, por dhe banorë që kanë banesa të pabanueshme”, tha drejtoresha Sako. Sipas saj, deri më tani kanë aplikuar 1900 familje për bonus qiraje, ndërkohë pritet të miratohen të tjera lista me emra përfitues të bonusit të qirasë. Sako tha se dokumentacioni kryesor që kërkohet nga bashkia e Durrësit për të përfituar bonusin e qirasë është vërtetim nga rajoni dhe njësia përkatëse dhe një kartë identiteti.

“Me përfitimin e bonusit, qytetarët që do të depozitojnë këto kërkesa dhe do të klasifikohen nga ne, do të sjellin dhe kontratën e qirasë për të përfituar bonusin.
Shuma do të jetë e kategorizuar sipas vendimi të këshillit bashkiak dhe një apartament I vogël, 1+1 kemi menduar të vendosim një shifër 20 mijë lekë të reja, 2+1, 25 mijë lekë qira në muaj dhe 3+1 30 mijë lekë.

Këto nuk janë cmimet e qirasë në Durrës por me dëmet që solli tërmeti, kërkesat janë rritur shumë duke rritur dhe cmimet e banesave me qira”, tha Sako.
Një tjetër vendim i këshillit bashkiak është miratimi i një grupi pune prej 100 punonjësish që do të riparojnë dëmet e tërmetit në banesat që nuk kanë pronarë ose që janë ndërtuar para viteve ’90.

“Janë 15 punonjës aktualë ndërtimi që do të nisin të parët punën për rindërtimin e banesave dhe objekteve të banimit që kanë nevojë të riparohen”, tha drejtoresha e shërbimeve publike në bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT VOTIMI/ Kush do të jetë kryeministri i ri britanik? Ja ç’tregojnë sondazhet
Previous article "NGA HAJDARI TE BALETA DHE..."/ Fatos Klosi dhe Kreshnik Spahiu: Ja si Berisha shfarosi PD, u nguli thikën pas shpine të gjithë themeluesve

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT