Për situatën post tërmetit, Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka deklaruar se për rindërtimin e qytetit të tij të lindjes, Shijakut, është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin Rama.
“Jam shijakas, kam lind dhe rrit në Shijak, i njoh shtëpitë e Shijakut me familje dhe numër anëtarësh. Nëse do të caktojë njeri në Shijak të shkoj unë por të mos prek lekë me dorë, por të monitoroj çdo lloj fondi që hidhet atje dhe mënyrën sesi. Të firmosin të dy palët dhe pastaj të bëhen investimet atje.Se pyes opozitën në këtë drejtim, le të më thërrasë.Ta monitoroj dhe të mos shkojë asnjë lek dëm. Jam gati ta bëj.”, u shpreh ai për “Ora News”.