• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË SHAU NGA GRUAJA DHE VAJZA…”/ Vrasja në Kavajë, flet autori: Kishim 7 orë që pinim, u errësova dhe e qëllova
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË SHAU NGA GRUAJA DHE VAJZA…”/ Vrasja në Kavajë, flet autori: Kishim 7 orë që pinim, u errësova dhe e qëllova

12 December, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Xhevdet Leçini, njeriu që ekzekutoi me çifte brenda lokalit të tij 33-vjeçarin Marjus Ismaili, në momentin e këtij krimi të shëmtuar është ndier i fyer rëndë nga gruaja dhe vajza e tij.

Vrasja është kryer në prani të tre personave, dy shokëve të Leçinit dhe punëtores së lokalit. Kjo nuk ishte hera e parë që Leçini përballej me këtë situatë të rëndë, pasi shitësi i ujit me autobot Marjus Ismaili, e kishte bezdisur edhe herë të tjera me të shara.

Por ditën e krimit, Leçini ishte përpjekur që të shmangte debatin me Ismailin, duke e mbyllur lokalin sapo viktima ishte shfaqur me autobotin e tij që shiste ujë në Kavajë. Megjithëse Leçini e ka mbyllur lokalin dhe është larguar ai sërish është kthyer në pronën e vet, ku këtë herë ka qenë nën shoqërinë e dy shokëve, ku me ta po pinte raki me mish të pjekur.

Pikërisht në këtë moment ka hyrë në lokal Ismaili dhe është ulur me ta, duke porositur dhe një birrë, por porosia është anuluar nga Xhevdet Leçini, duke i pohuar Ismailit se ai nuk paguante pasi s’kishte lekë.

Pikërisht në këtë moment mes tyre ka lindur një debat ku Marjusi, fillon ta shajë përsëri, nga familja duke i thënë të “q…gruan, vajzën etj…”. Xhevdeti është revoltuar shumë dhe nga banaku merr armën e gjahut, duke ia drejtuar atij.

Nga ana tjetër Marjusi i drejtohet atij me fjalët që ”…çfarë do më bësh do më rruash k…, do të q… robt…”. Atëherë Xhevdet Leçini ka qëlluar me armën që kishte në duar. Leçini ka goditur me një plumb të vetëm Ismailin duke e lënë të vdekur në vend.

Teksa ka kryer këtë krim të rëndë, ka lënë armën në banak, i ka hequr gëzhojën dhe më pas i ka thënë dy shokëve të tij që po pinte raki, se do ikte në polici ku dhe është vetë-dorëzuar. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë nga ana e policisë së Kavajës ka marrë deklarimet e tre dëshmitarëve.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë prokuroria e Kavajës ka dërguar kërkesën në gjykatë, duke i kërkuar kësaj të fundit caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Xhevdet Leçinin të akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VALLËZUAM NË SHI"/ Marsela dhe Vitmari rrëfejnë momentin magjik të puthjes së parë (FOTO)
Previous article "DO TË TË VRAS!" Nusja braktisi vajzën tek shinat e trenit, gjyshja 60-vjeçare e rrit e vetme: Mua më thotë "o ma", do dashuri nëne

k.autor

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

E PAZAKONTË/ Kryeministria me vizitorë të rinj. Dhitë "i bashkohen" flamingove në protestë! Aktualitet

E PAZAKONTË/ Kryeministria me vizitorë të rinj. Dhitë "i bashkohen" flamingove në protestë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT