• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HETIMI I FB, GJUETI SHTRIGASH”/ Inspektori i Departamentit të Drejtësisë hedh poshtë pretendimin e Trump
Home
Nderkombetare

“HETIMI I FB, GJUETI SHTRIGASH”/ Inspektori i Departamentit të Drejtësisë hedh poshtë pretendimin e Trump

11 December, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë po dëshmon sot përpara Komisionit të Ligjeve të Senatit rreth raportit të tij që nuk gjeti evidencë për anshmëri politike në fillimin e hetimeve nga FBI-ja për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane.

Michael Horowitz publikoi raportin e tij të hënën. Konkluzionet e tij hedhin poshtë pretendimin e përsëritur të Presidentit Donald Trump se hetimi i FBI-së ishte një gjueti shtrigash që synonte zhbërjen e presidencës së tij.

Presidenti Trump megjithatë u shpreh se raporti konfirmon se pati një “përpjekje për të rrëzuar” qeverinë, në një formë shumë më të keqe nga ç’e kishte menduar.

Presidenti kritikoi të martën Drejtorin e FBI-së Christopher Wray, i cili tha në një intervistë për kanalin ABC News se hetimi “u çel me parapërgatitjen dhe autorizimin e duhur”. Wray gjithashtu vuri në dukje se Inspektori i Përgjithshëm Horowitz konstatoi se FBI-ja bëri disa gabime gjatë hetimit.

“Nuk di se çfarë raporti ka qenë duke lexuar Drejtori aktual i FBI-së, Christopher Wray, por jam i sigurtë se nuk është raporti që kam marrë unë”, shkruajti Presidenti Trump në Twitter. “Me këtë lloj sjelljeje, ai nuk do t’ia arrijë kurrë ta ndreqë FBI-në, e cila është goditur keqazi, megjithëse aty punojnë disa prej burrave dhe grave më të shkëlqyera”.

Gjatë një interviste të transmetuar të martën me korrespondentin e NBC News, Pete Williams, Prokurori i Përgjithshëm William Barr përsëriti mendimin e tij se FBI-ja mund të ketë vepruar “me qëllim të keq” kur zhvilloi hetime nëse fushata Trump pati bashkëpunuar fshehtazi me Rusinë.

“Mendoj se vendi ynë u kthye me kokë poshtë për tre vite, bazuar në një version krejtësisht të rremë, i cili u fry dhe u nxit nga një shtyp krejtësisht i papërgjegjshëm”, tha Barr. “Mendoj se pati abuzime të mëdha… dhe një sjellje të pashpjegueshme që nuk tolerohet në FBI”.

Komentet e Prokurorit të Përgjithshëm duket se do ta nxisin më tej debatin rreth pyetjes nëse ai vërtet po vepron në mirëbesim, apo si një mbështetës i Presidentit Trump.

Horowitz shprehet në raportin e tij se FBI-ja ishte e justifikuar në çeljen e hetimit në vitin 2016 për lidhjet e dyshuara mes anëtarëve të fushatës elektorale Trump dhe Rusisë. Raporti konkludon se zyrtarët patën evidencë të mjaftueshme për të autorizuar një hetim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MËSOJENI TANI/ Për të çlodhur lëkurën në darkë të duhet vetëm pak miell
Previous article ATLETICO-LOKOMOTIV MOSCOW/ Simeone synon fitoren me çdo kusht (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT