Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër sot situatën e dëmeve në QSUT, të krijuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe qindra të lënduar.
Nga tërmeti i fortë pësuan dëmtime të shumta edhe pavijone në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku në dy kardiologjitë ka pasur dëmtime të shumta në pjesën e mirëve dhe suvave të rëna dhe janë transferuar pacientët.
Rama: Qenka shkundur mirë, por kishte njerëz këtu brenda?
Ministrja: Po kishte, por për fat të mirë asnjë pacient nuk është lënduar.
Rama: O zot, tendera mo tendera (sheh pjesën e trashësisë së suvasë)
Drejtori i QSUT: Suva mbi suva ka qenë, shumë e trashë
Ministrja: 5 cm shtresa e suvasë
Rama: O Zot, ja shikoje. Veprimtari inxhinierike armiqësore
Ndërkohë që edhe shërbime të tjera në QSUT kanë pasur probleme nga tërmeti. “Janë edhe shërbime të tjera në QSUT që kanë pësuar dëmtime, djegie plastika, në korridore, dhe aksesohet nga hyrje tjetër, dermatologjia dhe pediatria, kati i tretë njëra pjesë është izoluar”- tha Manastirliu.
#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Tiranë, QSUT – Ka nisur menjëherë dhe brenda muajit përfundon meremetimi i mureve të dëmtuara, falë edhe punës pa orar e papushim të Ogertës, që meriton të gjitha uratat e mundshme së bashku me trupën e drejtuesve, mjekëve e infermierëve të zonës së emergjencës🙏😊Ky është një tjetër rast që qytetarët me mure të dëmtuara në banesat e tyre, të shohin se kur struktura s’ka problem gjithçka tjetër rregullohet🤗https://e-albania.al/dhuro/
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 10. Dezember 2019