• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI NË FILMA/ Çfarë fsheh historia e “PRINCIT” shqiptar të drogës
Home
Aktualitet
Kronikë

SI NË FILMA/ Çfarë fsheh historia e “PRINCIT” shqiptar të drogës

10 December, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një nga emrat më të njohur të krimit shqiptar u arrestua një ditë më parë në Pejë të Kosovës. Kur flitet për mafian shqiptare në botë, emri i tij lakohet më shumë se gjithçka.

Ai quhet Princ Dobroshi dhe ka udhëhequr prej vitesh një grup kriminal të trafikut të drogës dhe armëve përmes asaj që njihet si Rruga e Ballkanit, nga Turqia drejt Ballkanit e më pas për në Çeki e deri në vendet nordike. Princ Dobroshi në fakt u arrestua për një përleshje fizike në Pejë.

I lindur në vitin 1964, shqiptari ishte mjaft aktiv në vitet ’90. Ai u kap në vitin 1993 në Norvegji dhe u dënua me 14 vite burg. Por në vitin 1997 realizoi një arratisje spektakolare nga burgu norvegjez.

Pas kësaj, ai u vendos në Çeki ku dominoi trafikun e drogës. Por edhe atje u arrestua në vitin 1999. Ngjarja më e bujshme, për të cilën flitet shumë edhe këto ditë, ka lidhje me marrjen në pyetje të Dobroshit. Për shkaqe sigurie, u vendos që marrja në pyetje të bëhej në një burg të sigurisë së lartë. Drejt burgut u nis një furgon i mbushur me gjyqtarë dhe juristë. Por pak pa mbërritur te burgu, furgoni u përplas me një trajler. Si pasojë tre persona humbën jetën.

Historia ka marrë shumë ngjyrime, edhe pse hetimet zbuluan se shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë dhe rruga e lagur.

Për Dobroshin është spekuluar shumë prej asaj kohe. Thuhet se kishte miqësi me terroristin e njohur Arfan Bhatti dhe se kishte në plan të organizonte një sulm terrorist në Pragë.

Fakt është se ai jetonte prej vitit 2006 në Kosovë, ku pak herë ishte bërë i zhurmshëm. Në një rast u akuzua për kërcënim, ndërsa një ditë më parë ra në pranga për një sherr banal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PAKËNAQUR ME PIKËT TE KËNGA MAGJIKE/ Reagon ashpër Endri Prifti: Festivali i intrigës. Ardit, puno për ndërgjegjen... (FOTO)
Previous article DOSJA E PLOTË/ Të gjitha faktet që “tradhtuan” skenarin e PD-së për të tentuar fundosjen e Xhafajt me “Babalen” dhe presioni i Bashës ndaj trupës gjykuese

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT