• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETI/ Me duar nën rrënojave, banorët e Thumanës kërkojnë fotot e persoave që kanë humbur jetën
Home
Aktualitet
Kronikë

TËRMETI/ Me duar nën rrënojave, banorët e Thumanës kërkojnë fotot e persoave që kanë humbur jetën

9 December, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

14 ditë pas tërmetit banorët e Thumanës qëndrojnë përballë rrënojave të banesave të tyre për të kërkuar fotografi dhe dokumente dhe sende të tjera me vlerë.

Për të gjitha vitet  para tërmetit, banorët kërkojnë vetëm një objekt apo send për të mbajtur gjallë  kujtimet e një jetë të tërë.

Shtëpi të shembura dhe grumbuj inertesh në to dhe plot kujtime.

Rroba, këpucë, libra dhe fletore të fëmijëve të mbushura me 10-ta shihen kudo mes gërmadhash.

Banorët qëndrojnë aty për të nxjerrë kujtimet që munden, foto dhe dokumente.

“I kam gjetur dy prindërit e mi që ti kem kujtim. Këta më kanë rritur pas pesë motrave.Kujtime nën rrënoja.”

Por nëse disa kanë qenë me fat që kanë gjetur kujtime, ka edhe të tjerë që presin që kova e fadromës të nxjerrë diçka për ta.

“Pres të dalë nga rrënojat, kam fotografitë e fëmijëve që kur kanë qenë të vegjël dhe ca dokumente të tjera që janë të nevojshme për mua.”

Veç solidariteti me dhimbjen e atyre që humbën të afërmit, banorët e Thumanës kërkojnë kujtime dhe nga ata që sot nuk janë më.

Ky është album i Anthi Carës, e cila humbi jetën bashkë me mbesën e saj Sadajana.

“Ato dy jorgane dhe batanije që ti mbajmë si kujtim të asaj dite të tmerrshme.Këto janë foto të familjes Cara, Lindita Cara që humbi vajzën dhe mamanë e saj”.

Përballë banesës, e cila tashmë është shndërruar në grumbull inertesh, këta banorë janë falenderues që janë gjallë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUZEU HISTORIK KOMBËTAR PRANË FËMIJËVE TË PREKUR NGA TËRMETI/ Aktivitete edukative dhe argëtuese
Previous article PALLATI I MARSIDËS TRONDIT SËRISH KAVAJËN/ Detajet: Pronari i lokalit qëlloi për vdekje klientin, të dy të dehur

k.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë Aktualitet

PROTESTA/ Qytetari: Ne kemi shpikur turizmin e protestave, po i tregojmë botës mikpritjen dhe qytetërimin tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT