• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI/ Familjet sistemohen në banesat e reja, Rama dhe Veliaj inspektojnë fillimin normal të shkollave
Home
Politikë

TËRMETI/ Familjet sistemohen në banesat e reja, Rama dhe Veliaj inspektojnë fillimin normal të shkollave

9 December, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Pallati ku jetonte familja Duka në Njësinë nr.4 pësoi dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit. Por falë vendimit të Bashkisë së Tiranës për dhënien e bonosit të qirave 1-vjeçare me kushtet e tregut, familja e Kujtim Dukës është strehuar tashmë në tjetër banesë që ofron jo vetëm siguri por edhe komoditet dhe mbi të gjitha është shumë afër pallatit që kishte më parë.

Ata patën sot dy mysafirë të veçantë, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, të cilët teksa panë nga afër kushtet që ofron banesa e re, theksuan se tashmë të gjitha familjet që kanë pësuar dëmtime në shtëpitë e tyre në Tiranë janë strehuar në apartamente të mara me qira të siguruar nga bashkia.

“Ne të gjithë i kemi sistemuar në Tiranë me qira. Kemi mbaruar një marrëveshje dhe për Krujën për ti çuar këtu afër Tiranës. Në Durrës kemi problem se nuk ka apartamente të lira dhe faktikisht nuk po gjejmë me qira në Durrës, kështu që do ti s’postojmë këtej dhe mund ti japim ndonjë bonus edhe për transportin. Ky është një taksirat që na ra dhe do ta heqim”, tha kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë që vet dy familjarët u shprehën të kënaqur me kushtet e apartamentit të ri, ndërsa falenderuan institucionet shtetërore për reagimin e menjëhershëm.

“Jemi shumë të kënaqur, apartamenti është i ngrohtë dhe komshinjtë na pritën mirë. Aq më shumë që është edhe sigurt. Më parë kam pas pallat me tulla të bardha dhe ato janë problem. Nuk është mirë kjo që na ra por do ta kalojmë. Tani për tani jemi shumë mirë, jemi shkëlqyeshëm. Organizimi ka qenë shumë i mirë”, tha kryefamiljari, Kujtim Duka.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se çdo pallati të dëmtuar do ti bëhet një ekspertizë e thelluar për të vendosur nëse do ti bëhet përforcim apo do të rindërtohen nga e para.
“Do i bëjmë një vlerësim të thelluar çdo pallati, kush mban përforcim do ta bëjmë, aman kush nuk mban përforcim më mirë të qendrojmë këtu rehat dhe nuk marrim risk dhe 1 vit që është qiraja ne e përdorim për të bërë ndërtesat e reja. Kemi disa në Kinostudio që do prishen, kështu që nuk do marrim rreziqe të panevojshme dhe kur të ndërtohet lagja e re do sistemohemi atje”, – tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Gjithashtu Veliaj bëri të ditur se gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak do miratohen edhe 200 qira të tjera, për familjet e tjera të cilave banesat i janë vlerësuar sit ë pabanueshme.

“Ne kalojmë edhe 200 të fundit në Tiranë, pra shkon lista në 1200 sepse edhe në fundjavë gjetëm disa pallate të tjera problematike. Me të mbaruar listën 1200, ne praktikisht mbyllim fazën e emergjencës dhe do përfundojmë pastaj gjithë kontratat dhemë pas do ketë edhe një vendim Këshilli Bashkiak dhe këtyre agjencive që monitorojnë jo Mbrojtja e Konsumatorit, jo Autoriteti i Konkurencës që të bëjmë një kontratë tip ku të gjithë të respektojnë le të themi çmimin që kanë dakordësuar që në fillim, kjo për efekt të spekulimeve”, u shpreh Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ''KOSOVË NGRIHU NË KËMBË''/ ''Jingle Bell Ball'' në Londër mbledh disa prej artistëve të famshëm shqiptarë
Previous article KOSOVË/ Akuzohen tre gra për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT