• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZONAT E PREKURA NGA TËRMETI/ 350 vullnetarë të Kryqit të Kuq në ndihmë të banorëve
Home
Breaking News

ZONAT E PREKURA NGA TËRMETI/ 350 vullnetarë të Kryqit të Kuq në ndihmë të banorëve

9 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Rreth 350 vullnetarë të Kryqit të Kuq Shqiptar janë të shpërndarë në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, për të ndihmuar banorët me ndihma në ushqime e veshmbathje si dhe asistencë psikologjike. Vullnetarët ishin të pranishëm që në orët e para të fatkeqësisë, ku 50 vullnetarë të degës së Kryqit të Kuq Durrës asistuan me ndihma rreth 600 banorë grumbulluar në ambientet e stadiumit të qytetit të Durrësit, duke siguruar ujë, ndihma ushqimore, veshmbathje, shërbime psikosociale.

Ndihma vazhdoi në akomodimin e ri pas mbylljes së kampit, në katër shkollat e qytetit dhe në manastirin e Shën Vlashit ku siguroheshin ushqime të thata, ujë, biskota deri në mbyllje të tyre. Në javën e parë qendra sociale e Degës së Kryqit të Kuq Durrës qëndroi e hapur 24/7 duke ofruar ushqim të ngrohtë për të paktën 30 persona të prekur, kryesisht për ata që kishin frikë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të flenë në makina. Shpërndarja e ndihmës humanitare është shtrirë në pothuajse të gjitha zonat e prekura në këtë zonë, sic janë hotelet ku janë akomoduar banorët, në disa lagje të qytetit dhe në rreth 16 fshatra të prekur. Që në datën 27 Nëntor, kryqi i kuq Durrës ofroi ndihma për 6100 banorë të prekur nga tërmeti.

Në datën 3 dhjetor, filloi shpërndarja e pakove standarde e ndihmës që Kryqi i Kuq Shqiptar, në ndihmë të familjeve të prekura. Kjo u mundësua përmes marrëveshjes bilaterale mes Kryqit të Kuq Shqiptar dhe USAID. Ndihmat u shpërndanë në 80 familje në Manëz, ndërsa në datën 4 dhjetor, me mbështetjen e Gjysmëhënës së Kuqe Turke, u shpërndanë 120 cadra, nga të cilat 40 në fshatin Ishëm dhe pjesa tjetër në Bubq, si dhe janë shpërndarë 100 pako ushqimore (400 kg ushqim) dhe 250 batanije në Bubq.
Në 5 dhjetor, është realizuar një shpërndarje me pako ushqimore dhe kite higjenike nga Gjysëmhëna e Kuqe e Emirateve të Bashkuara Arabe në qendrat akomoduese hoteliere në Lezhë, kurse në datën 6 dhjetor u shpërndanë ndihma për 80 familje në Ishëm të Durrësit.

Në datën 7 dhjetor, me mbështetjen e USAID, është realizuar një shpërndarje me 80 paketa standarte ushqimore, kite higjienike dhe 400 batanije për 80 familje në: Fushë-Kërtushaj, Fushë Kapedanaj dhe Likmetaj.
Edhe në zonën e Shijakut, u asistuan banorët e prekur nga tërmeti ku u shpërndanë 216 batanije dhe ushqim i thatë për ta. Kryqi I kuq Shqiptar ka ofruar mbështetje me vullnetarët e saj dhe në zonën e Krujës, konkretisht në Thumanë, ku u shpërndanë ndihma me ushqime, ujë dhe paketa higjienike për fëmijët. Ndihma po vazhdon në Bubq, ku janë shpërndarë deri tani 100 pako standarde ushqimore, 250 copë batanije dhe 50 tenda.

Rreth 1645 persona janë ndihmuar nga dega e Kryqit të Kuq Krujë. Edhe në Tiranë, ekipi i vullnetarëve të mobilizuar u dërgua në spitalin e Traumës për të ndihmuar të dëmtuarit dhe familjet e tyre. Vullnetarët ishin të angazhuar të ri-lidhnin kontaktet midis familjeve të interesuara për të afërmit e tyre të plagosur në bashkëpunim me Policinë e Shtetit të cilët siguruan informacione si dhe pritjen në spital që raportuan për shëndetin e tyre.
Qendra sociale e Kryqit të Kuq Tiranë është e hapur cdo ditë dhe gatuan drekën dhe vaktin e darkës për 112 personat e akomoduar në qendrat pritëse në Marqinet dhe në dy qendrat pritëse në Vorë.

Në këto qendra vazhdon ofrimin e ndihmës së parë psikologjike nga vullnetarët e degës si dhe janë realizuar vizita dhe matje tensioni për banorët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme nga mjekë vullnetarë. Rreth 1140 persona janë ndihmuar nga dega e Kryqit të Kuq Tiranë. Që prej ditës së tretë të katastrofës, dega e Kryqit të Kuq Laç ka siguruar fillimisht ushqim të thatë dhe rroba për 50 fëmijë të akomoduar në tendë. Gjatë ditëve të vazhdueshme janë shpërndarë ushqim i ngrohtë për 300 persona të akomoduar në kamp deri në mbyllje të tij

Ndihma vazhdoi edhe zonat e tjera të prekura pas mbylljes së kampit sic janë lagjet e qytetit, në Milot, Vinjoll, Sanxhak, Zheje, Gjorme dhe Shullaz ku janë shpërndarë, 50 pako standarte ushqimore, 250 batanije, 50 kite ushqimore, ushqime të thata dhe koli me ujë për familjet e prekura. Rreth 730 vetë janë ndihmuar nga dega e Kryqit të Kuq Laç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO SHKRIHENI SË QESHURI/ Ja momentet më të bukura nga “Kënga Magjike” që kanë mbetur në memorien e çdo shqiptari
Previous article VRAU TË BIJËN SE DOLI NATËN ME SHOQET/ Zbulohet e shkuara e errët e babait të vajzës që kreu krimin makabër

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT