• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FAJTORËT DUHET TË DALIN NË DRITË”/ Greqia hap hetimet për vrasjen e Kacifas, thirren ekspertët grekë
Home
Aktualitet
Kronikë

“FAJTORËT DUHET TË DALIN NË DRITË”/ Greqia hap hetimet për vrasjen e Kacifas, thirren ekspertët grekë

8 December, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Greqia ka hapur hetim për vrasjen e ekstremistit minoritar Kostandin Kacifa në 28 Tetor të vitit kaluar në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Sipas medieve greke, prokuroria e vendit fqinj do të kërkojë informacion dhe të dhëna nga drejtësia shqiptare mbi detajet e operacionit. Gjithmonë sipas medieve greke ende nuk është vërtetuar se Kacifas është vrarë nga Forcat Speciale shqiptare.

Hetimi është hapur me akuzën se vrasja ka qenë e qëllimshme dhe në bashkëpunim, ndërsa do të thirren ekspertët grekë të mjekësisë ligjore. Grekët justifikohen për nisjen e hetimeve duke theksuar se autoritetet shqiptare nuk po u përgjigjen kërkesave të vazhdueshme të familjes Kacifas mbi rrethanat e vdekjes së 35-vjeçarit. Prokurori grek e ka nisur punën me marrjen e dëshmive nga familjarët e minoritetit grek dhe mjekut ligjor. Hetuesi do të kërkojë nga autoritetet shqiptare detaje të policëve të përfshirë në operacion.

Duke folur për mediet greke nëna e 35-vjeçarit tha se “Ne duam të dimë pse fëmija ynë u vra. Ai dha një mesazh për Greqinë dhe Epirin e Veriut. Ata e vranë atë padrejtësisht, ai nuk bëri asgjë. Ai e donte flamurin e kombit. Fajtorët duhet të dalin në dritë. Ai ishte një fëmijë i qartë dhe i mirë”, shkruan “shqiptarja.com”.

Motra Ermioni Kacifa, foli për vonesa të qëllimshme nga drejtësia shqiptare për të mos thënë të vërtetën, dhe vuri në dukje se familja po priste përgjigje se kush e vrau vëllanë e saj. Kacifas u ekzekutua vjet në Bularat nga policia pasi nuk pranoi që të dorëzohej, por i armatosur hapi zjarr kundër efektivëve. Vrasja solli replika të forta mes dy vendeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË”/ Ish-lojtari Kukësit feston me shqiponjë për të prekurit nga tërmeti (FOTO)
Previous article GJESTI RACIST NDAJ LOJTARIT TË "DJAJVE TË KUQ"/ Arrestohet tifozi i Cityt dhe rrezikon shkarkimin nga…

k.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT