• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DEBATI/ Biznesmeni Gjergj Luca përplaset me Lefter Maliqin: O kapterr, Edi Rama ktheu Tiranën nga “shurrtore” në qytet… Reagon deputeti: Ai është…
Home
Breaking News

DEBATI/ Biznesmeni Gjergj Luca përplaset me Lefter Maliqin: O kapterr, Edi Rama ktheu Tiranën nga “shurrtore” në qytet… Reagon deputeti: Ai është…

8 December, 2019 Delo.autor Aktualitet, Breaking News

Në studion e Top Talk të gazetarit Denis Dyrjaja, biznesmeni Gjergj Luca që u bë I famshëm me fjalimin e tij në Elbasan në thirrje ndaj politikanëve shqiptarë që të linin menjanë inatet dhe të bashkoheshin në tragjedi, u përplas ashpër me deputetin e opozitës së re Lefter Maliqi.

Ky I fundit nuk e pranon idenë se Qeveria mund të menaxhojë situatën.

Debati marrë me shkurtime mes Gjergj Lucës dhe Lefter Maliqit:

Luca: Gjithsecili nga këta zotërinjtë, njëri inxhinier, tjetri nuk e di se ca është…

Gazetari: eshtë politikan

Luca: Tani ka ardh si politikan apo si polic këtu, sepse unë dua të di sesi të ndërtoj bisedën…

Lefter Maliqi: kam qenë kryetar komune, politikan…

Luca: A do më lesh me fol, se këtu s’jemi në parlament, nuk du me hy unë në parlament…

Lefter Maliqi: A do flasim për të dëmtuarit, viktimat…

Luca: Iu referova jo për të krijuar debat, se unë debat me politikanë…

Maliqi: Dhe mos më thuaj më polic, se jam dhe oficer ushtrie…

Luca: Ky zotnia nuk di me e nda…se mua më ke thënë që do jesh me tre njerëz që gjithsecili do të mbrojë pozicionin e vet. Unë jam këtu për të bërë thirrje për humanizëm. Ai inxhinieri aty është për të thënë se ku janë problemet teknike. Ky zotnia ktu t’ma ndajë: o është politikan, o është polic…Për polic ky po flet saktë…

Maliqi: Tani unë jam me viktimat atje, jam me familjet e dëmtuara…duhet të vihen në pranga inxhinierët, firma ndërtimi, kryetar bashkish, administratorë…dha dorëheqjen Sako për një fjalë goje…

Luca: Mos bë politikë me hallin e atyre që ju ka ra catia pra…

Maliqi: Nuk po bëj politikë.

Luca: A ke mbledh ndonjë lekë për ata te zona jote?

Maliqi: Po kam mbledh…

Luca: Sa…

Maliqi: Aq sa kanë pasur…unë nuk jam biznesmen.

Luca: Në këtë vend, 15 vjet e ka mbajt e majta dhe 15 vjet ka qenë e djathta në pushtet. Mirë a keq secili nga këta kanë krijuar kastën e vet të bizneseve që I mbështesin. Po nuk pashë ish-deputetë të PD të dalin të mbledhin fonde për solidaritet…

Maliqi: E ku ti cojnë?

Luca: Te qeveria…

Maliqi: Ke besim te qeveria ti? Këta vjedhin, janë oligarkët që vjedhin. Se mirë e kishte Albin Kurti, jap 10 euro për Kastratin dhe jo për Kastriotin…

Luca: (qesh dhe duartroket) E dëgjova këtë kapterrin…

Maliqi: (irritohet) Kapterr është Sandër Lleshi, mund të mos vij mirë se e ke shok…mund të ketë qenë ndonjë tjetër, por jo unë. Kam dy akademi e master e të gjitha…Dhe jam me një apartament le ta degjojnë gjithë shqiptarët. Se kanë frikë nga vetingu politik këta hajdutë. Dhe ky këtu (I drejtohet Lucës) është ushtar I Ramës…

Luca: Dua ti shpjegoj tre gjëra opinionit public: deri në 98 nuk e kam dit ca është politika. E dyta, një milionë dollar që është vënë gjobë ndonjëherë në Shqipëri, është marrë nga Kompania Rozafa, në kohën e Fatos Nanos. E treta, demokratët pasi I ndihmova me 13 deputetë më cuan 6 vjet në internim e di gjithë Shqipëria. E katërta, është miku im më I ngushtë I jetës sime, se më ka marrë nga fundi I dheut dhe më ka…

Maliqi: Epo ti këtë na thoshe që në fillim…ti paske bërë aktrim…Edi Rama është më I degjeneruari, më vrastari, më I korruptuari, e shkatërroi këtë vend…

Luca: Edhe një fjalë do ta them: të ketë besim ky popull se Edi Rama sic e bëri Tiranën, nga shurrtore e bëri qytet, ka për të bërë gjithë Shqipërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOPIETË NË AUTRALI/ Sulmuesi shqiptar protagonist në fitoren e skuadrës së tij (VIDEO)
Previous article SPEKTAKËL NË SERIE A/ Shikoni SUPER GOLIN që ka shënuar VETERANI i Genoas (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË ORIKUM/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET E FRIKSHME NGA KAMERAT E SIGURISË/ Makina përplas urbanin dhe e nxjerr nga korsia në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT