Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur edhe në qytetin e Elbasanit.
Qytetarët kanë nevojë të kenë pak atmosferë të ngrohtë festive veçanerisht këtë fillim dhjetori.
Bashkia e Elbasanit e ka zbukuruar dhe ndriçuar qytetin me drita magjike. Pema që është simboli i kësaj feste është vendosur në qëndër të qytetit.
Gjithçka ka marrë një pamje krejt tjetër, ambientet e dekoruara të ftojnë të qëndrosh dhe të shijosh këtë bukuri që ta ofrojnë vetëm festat e fund vitit. /Rreth e Rrotull Shqipërisë