Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë marrë peng një 23-vjeçar.
Në kuadër të operacionit policor i koduar “Lake”, pas hekurva përfunduan shtetasit me inicialet A. Xh., 41 vjeç, dhe S.M., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.
Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


