• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMETI TRAGJIK/ Veliaj: Në Tiranë kemi 2500 apartamente të lira për qira për të akomoduar familjet e prekura
Home
Politikë

TËRMETI TRAGJIK/ Veliaj: Në Tiranë kemi 2500 apartamente të lira për qira për të akomoduar familjet e prekura

7 December, 2019 k.autor Politikë

Kreu i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj deklaroi se në Tiranë ka mjaftueshëm banesa te lira me qira për të akomoduar familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u miratua edhe lista e dytë e familjeve që përfitojnë bonus qiraje të plotë për një vit, Veliaj theksoi se në Tiranë janë të gatshme rreth 2500 banesa me qira për të plotësuar nevojat e 1 mijë familje që janë prekur. Ndaj, theksoi Veliaj, nuk ka asnjë arsye që spekulantët të përfitojnë në këto momente.

“Ne kemi filluar akomodimin në Tiranë. Ndërkohë, më rezulton që edhe një pjesë e bashkive të tjera që do aplikojë procesin e qirasë do të vijnë gjithashtu me qira në Tiranë nga këto zona. Sipas një vëzhgimi që kemi bërë sot ka rreth 2500 apartamente në Tiranë që janë le të themi të gatshme, për 1000 familje që kemi ne. Pra, raporti është 1 me 2.5. Kjo do të thotë që nëse nuk gjeni qira të përshtatshme tek dikush, nuk ka nevojë të na peshkojë spekulanti i parë që takojmë. Ka sot në treg mjaftueshëm për të kënaqur këtë nevojë dhe siç e thashë, me qiratë që ne kalojmë sot shkojmë në 92.2  të 1000 qirave, pra 922 nga 1000 qira që ne kemi aprovuar”, tha Veliaj, teksa nënvizoi se ditët në vijim do të miratohet edhe pjesa e mbetur.

“Ky 8% më rezulton ose janë të njësisë 2, konviktet e fundit që ndoshta s’i kemi kapur sot dhe do i miratojmë të hënën  ose në një moment javën tjetër, ose janë qytetarë që kanë qenë jashtë, pra pallati ka dalë jashtë funksioni, por kanë vendosur që të vijojnë të rrinë jashtë ndoshta deri sa të fillojë shkolla, ose që janë me banim fare, fare jashtë. Pra, nuk jemi larg 100% për akomodimin e qytetarëve”, theksoi Veliaj.

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI TRAGJIK/ Rama: Kjo është mbledhja e fundit në kushtet e jashtëzakonshmërisë
Previous article VRAU NJË PERSON NË VLORË/ Ekstradohet nga Italia 32-vjeçari

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT