• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MURI I VDEKJES”/ Merkel viziton për herë të parë Aushvicin
Home
Nderkombetare

“MURI I VDEKJES”/ Merkel viziton për herë të parë Aushvicin

6 December, 2019 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vizitoi të premten ish-kampin nazist në Aushvic,për herë të parë në 14 vitet e saj si kancelare.

Vizita e Merkelit bëhet në një kohë kur Gjermania po shënon një ringjallje të anti-semitizmit dhe rritje të elementeve të krahut të djathtë.

Merkel është kancelarja e tretë gjermane që vizitoi ish-kampin në Poloni.

Udhëtimi i saj është jashtëzakonisht simbolik, pasi bëhet para shënimit të 75- vjetorit të çlirimit të këtij kampi nga trupat sovjetike më 27 janar 1945.

Në prag të udhëtimit të saj, Merkel tha se “lufta kundër anti-semitizmit dhe kundër të gjitha formave të urrejtjes” ishte përparësi për qeverinë e saj.
65-vjeçarja premtoi gjithashtu “vendosmëri” nga qeveria për të mundësuar që jeta e hebrenjëve të lulëzonte në Gjermani.

Merkel mbajti një minut heshtje në “Murin e Vdekjes”, vendi ku mijëra të burgosur të kampit u qëlluan për vdekje.

Gjatë vizitës, Merkel gjithashtu do të mbajë një fjalim, si dhe të vendosë një kurorë me lule në ish- kampin e afërt Birkenau.

“Vizita është një sinjal veçanërisht i rëndësishëm i vëmendjes dhe solidaritetit, në një kohë kur të mbijetuarit e Aushvicit janë viktima të fyerjeve anti-semitike dhe postimeve në rrjete sociale të cilat janë të mbushura me urrejtje”, tha Christoph Heubner, nënkryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Aushvicit.

Përpara udhëtimit të saj, Gjermania miratoi një donacion prej 60 milionë eurosh për Fondacionin Aushvic-Birkenau.

Merkel do të shoqërohet nga kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe një i mbijetuar i kampit.

Josef Schuster, kreu i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani dhe Ronald Lauder, kreu i Kongresit Botëror të Hebrenjve, gjithashtu do të marrin pjesë në këtë vizitë.

Një milion hebrenjë u vranë në Aushvic-Birkenau, së bashku me 100,000 polakë jo-hebrenj, robër të luftës nga ish-Bashkimi Sovjetik, romë dhe luftëtarë tjerë anti-nazistë.

Merkel e ka quajtur Holokaustin një “ndarje me civilizimin” dhe ka shprehur shqetësimin për ngritjen e anti-semitizmit në Gjermani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENCA E OSBE/ Rama-grupit të punës: E keni të qartë malin që duhet mbajtur në kurriz?
Previous article TËRMETI TRAGJIK/ Austria dhuron 600 mijë € për rindërtimin e banesave të dëmtuara

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT