Në mbledhjen e radhës të jashtëzakonshme, kryeministri Edi Rama u shpreh se “Të behen dosjet e pallateve që do të shemben. Deri ditën e hënë të jetë plani i punës në tavolinë. Kombinati dhe për pastrimin e inerteve ta bëjnë kompanitë me kontribut.
Ministri Çuçi: “29 objekte të prishura deri tani. Milva Ikonomi koordinatore kombëtare për përgatitjen e raportit për konferencën e madhe të donatorëve.
Për çadra dimërore ka shumë kërkesa, pasi duhet të zëvendësojmë ata që nuk mbajnë as shiun as të ftohtin. Në harkun e pak ditëve do të vijnë çadrat dhe të plotësojmë kërkesat më të mëdha. Ka edhe një kërkesë të shtuar për zonat rurale.
Kemi 7400 veta në çadra sot, 30% kanë nevoje për zëvendësim, por gjithsesi edhe ky numër është i ekzagjëruar, pasi kemi marrë kërkesat bruto pa i filtruar. Janë persona, jo familje” tha ministri Çuçi.


