• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
”USHQIM E STREHIM PËR 17 FAMILJET”/ Bejtja përgënjeshtron Bashën nga Kruja: Ka përfunduar inspektimi për 28 banesa në Rrëzë
Home
Politikë

”USHQIM E STREHIM PËR 17 FAMILJET”/ Bejtja përgënjeshtron Bashën nga Kruja: Ka përfunduar inspektimi për 28 banesa në Rrëzë

5 December, 2019 k.autor Politikë

Zvministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, njëkohësisht anëtar i zyrës operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore ka përgënjeshtruar sot nga Kruja deklaratat e liderit të opozitës Lulzim Basha duke i cilësuar të pabaza.
Z.Bejtja ishte sot në fshatin Rrëzë, njësia administrative Cudhi (Krujë), ku ka përfunduar verifikimi i 28 banesave të dëmtuara nga tërmeti, prej të cilave 9 janë shpallur të pabanueshme. Zvministri Bejtja në një prononcim për mediat tha se akuzat e Bashës për mungesë të vëmendjes së shtetit për këtë fshat, janë të pabaza.
“Fatkeqësia natyrore nuk duhet të shfrytëzohet politikisht. Dua tju them se i gjithë shteti është në këmbë.

Konkretisht për fshatin Rrëzë, janë shpërndarë ndihma në ushqime e veshëmbathje për 17 familjet e këtij fshati.
Ka përfunduar procesi i verifikimit të 28 banesave në këtë fshat, ku 9 prej tyre janë shpallur të pabanueshme, ndërkohë është asistuar i gjithë procesi i akomodimit të banorëve. 5 prej familjeve të pastreha në këtë fshat kanë kërkuar strehim të përkohshëm pranë ambienteve të tyre të banimit, sipas kërkesës së tyre, ndërsa 4 familje të tjera janë strehuar pranë të afërmëve”, u shpreh zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z.Ilir Bejtja.

Prononcimi i plotë
“Dëgjuam Kryetarin e Partisë Demokratike të thotë nga Kruja se duhen hapa konkretë.
Dua të them: Ne po bëjmë hapa konkret dhe i gjithë shteti është në gadishmëri për të gjetur zgjidhje.
Në Thumanë, ku fatkeqësisht patëm humbje të jetëve njerëzore për të cilat shprehim ngushëllim të thellë familjeve, 105 persona mbetën të pastrehë, në kushte emergjence ata u strehuan në kampe apo terrene sportive.
Menjëherë banorët u dërguan nga kampet për strehim në hotele të cilët u treguan të gatshëm për të bashkërenduar punën në këtë drejtim.
Sa i takon inspektimeve në terren:
Bashkia Krujë
Banesa të inpektuara: 2040 banesa
Të shpallura të pabanueshme : 701 shtëpi
Pallate të prishura : 8 në Thumanë

Pallatet :
Të pabanueshëm : 8 ( që duhen prishur)
Të dëmtuar rëndë : 47 pallate

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ÇMENDUR PAS TIJ/ Fansi bën tatuazh në trup autografin e Gashit
Previous article KUSH ËSHTË VAJZA SHQIPTARE E VITORIO SGARBIT QË U SHFAQ NË KRAH T RAMËS? Historia e çuditshme e Albës, vajzës që u njoh prej babait të saj italian

k.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT