• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Zbulohet e shkuara e policit që vrau kolegun: M’u errën sytë, e nxora nga makina dhe…
Home
Breaking News

Zbulohet e shkuara e policit që vrau kolegun: M’u errën sytë, e nxora nga makina dhe…

24 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Efektivi që vrau kolegun dhe mikun e tij të ngushtë dy net më parë, në afërsi të Maqellarës në Dibër, ka kryer një tjetër krim shtatë vite më parë, po me armën e shërbimit, shkruan “Panorama”.

Në Foto viktima Ardian Roçi

Por, asokohe, kolegët e tij e ndihmuan dhe e fshehën ngjarjen duke e kaluar gjithçka në heshtje. Shtatë vite më pas, punonjësi i Policisë Naim Muliu vrau me dy plumba pas qafe specialistin e IT-së, Ardian Roçi, i cili ishte punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Mësohet se krimi i rëndë po hetohet nga ekspertë të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme në Tiranë.

punonjësi i Policisë Naim Muliu

Në prani edhe të Policisë së Peshkopisë, efektivi është marrë në pyetje fillimisht menjëherë pas ngjarjes, e më tej edhe ditën e djeshme. Sipas të dhënave, ai ka qenë në gjendje të dehur e për rrjedhojë dy dëshmitë e dhëna janë të ndryshme nga njëra- tjetra.

Ai ka pohuar se sapo kanë kaluar qytezën e Maqellarës dhe po udhëtonin drejt Peshkopisë, viktima Roçi ka nisur ta fyejë duke i përmendur nënën, gruan dhe të afërm të tjerë. Sipas pohimeve të Muliut në Polici, ai disa herë i është lutur të ndalte zhargonin fyes, sepse kurrë nuk i kishte ndodhur ta fyenin në këtë mënyrë.

“Ardiani lëshoi ndaj meje një fjalor që nuk e kisha dëgjuar kurrë në jetë. I thashë: Të lutem, mos fol me këtë gjuhë. Unë nuk duroj të shahem në këtë mënyrë. Ju e dini se nuk kam duruar askënd të më fyejë kaq rëndë. Ai u bë agresiv dhe për një moment m’u errën sytë. Nxora pistoletën dhe e qëllova dy herë. Ra mbi timon. E nxora nga makina dhe e vura në vendin ku isha unë. Lëviza me shpejtësi drejt spitalit. Pasi e çova në urgjencë, zbrita në një pikë karburanti dhe i tregova dikujt çfarë bëra. Prej këtu shkova në Komisariat dhe u dorëzova”, është shprehur Muliu për grupin hetimor.

Në deklaratën e dytë të dhënë, ai është shprehur se “ishim të pirë të dy, jam penduar për vrasjen e shokut të ngushtë”. Burime nga Policia bënë të ditur se viktima dhe autori njiheshin si persona që e tejkalonin dozën e alkoolit.

Madje, në gjendje të dehur dyshohet se efektivi kreu edhe krimin shtatë vite më parë, por fatmirësisht i plagosuri shpëtoi me një plumb në këmbë. Ngjarja ndodhi në një pikë servisi elektroshtëpiakesh në pronësi të tij. Klienti i është ankuar se nuk ia kishte rregulluar një defekt në televizor, ndonëse e kishte paguar.

Pas debatit mes tyre, punonjësi i Policisë ka nxjerrë armën duke e qëlluar atë. Fatmirësisht, i plagosuri shpëtoi, ndërsa sipas të dhënave, kolegët e tij të Peshkopisë e fshehën krimin dhe Muliu nuk u arrestua.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFIL/ Kush është 28 vjeçari që vrau të atin me çekiç? Flasin banorët: Kishte probleme
Previous article Ngrohje Globale?! Akullnajat janë pothuajse dyfish në madhësi krahasuar me vjet

k.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT