• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NXITËS URREJTJE DHE PËRÇARJE…”/ Dënohet më 2 vjet heqje lirie ish ministri serb në qeverinë e Kosovës
Home
Rajon

“NXITËS URREJTJE DHE PËRÇARJE…”/ Dënohet më 2 vjet heqje lirie ish ministri serb në qeverinë e Kosovës

5 December, 2019 k.autor Rajon

Një gjykatë në Prishtinë dënoi  ish ministrin e pushtetit lokal në qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviç, me dy vjet heqje lirie, nën akuzën për “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Sipas akuzës ai me 24 mars të vitit 2019 “në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër ndërhyrjes së NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, kishte deklaruar se ‘arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturit mision paqësor në Kosovë e Metohi”.

Më 9 prill të vitit 2019 ai qe shkarkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili tha se “është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes”.

Vetëm pas ditë më herët Haradinaj kishte shkarkuar edhe zëvendësministren e drejtësisë, Vesna Mikiç, për shkak të “gjuhës së urrejtjes dhe deklaratave të papranueshme”.

Ajo shkroi më 25 mars në rrjetet sociale se ”para njëzet vitesh aleanca e NATO-s ka ushtruar gjenocid të planifikuar ndaj një shteti sovran që për dekada ka luftuar kundër terrorizmit shqiptar brenda kufijve të vet”.

Qëndrimet e tilla kishin nxitur shumë reagime e veprimtari kundër mohimit të krimeve të luftës.

Në pranverën e vitit 1999 NATO-ja ndërmori një fushatë bombardimesh kundër Serbisë, për t’u dhënë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Por derisa shqiptarët e vlerësojnë ndërhyrjen e NATO-s me rëndësi vendimtare për historinë e Kosovës, zyrtarët serbë e cilësojnë Serbinë si “viktimë të agresionit të NATO-s”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËMET DHE SHIFRAT/ Voda: 1183 banesa të shembura dhe 5497 të dëmtuara rëndë nga tërmeti
Previous article "DO VIJ NJË SHEF I RI"/ Renato Mekolli largohet nga "Hell’s Kitchen", nesër do të jetë një tjetër shef nga Athina

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT