28 vjeçari që tronditi mëngjesin e sotëm të gjithë banorët e Shkozës, tek pjesa e Liqenit të Farkës për arsye se u arrestua me akuzën: “Vrasje ndaj babait të tij me mjete të forta”.
Vrasja ka ndodhur më përpara, dhe Selman Alia (i akuzuari, dhe pikërisht i cilësuar nga Njoftimi i Policisë si vrasësi i të atit të tij) e ka mohuar këtë akuzë nën mbikëqyrjen e policëve.
Por jo vetëm kaq. Në shtëpinë e tij janë gjendur njolla gjaku në oborr, ku janë marrë si provë për të gjendur lidhjen midis viktimës (74 vjeçarit me inicialet F.A).
Viktima i qëlluar disa herë në kokë gjatë momentit të konfliktit është gjendur rreth orës 09:00 në një pjesë të thellë të Liqenit të Farkës, i masakruar nga goditjet e dhëna.
Krimi është kryer në orën 20:00 përpara dy ditësh, si shkak i një konflikti banal, kështu raporton edhe Policia në njoftim e saj zyrtar.
POR SI E SHPJEGOJNË FQINJËT PROFILIN E DJALIT?
Selmani cilësohet si një djalë që nuk është shtruar asnjëherë në Psikiatri, ose në ndonjë spital tjetër. Por fqinjët thonë se herë pas here ka patur luhatje humori, dhe zënka me të atin.
Viktima me inicialet F.A rrëfehet si një njeri i respektuar nga banorët përreth, dhe se punonte me një triçikël për të nxjerrë bukën e gojës.
Mëposhtë kemi fotot ekskluzive të të akuzuarit Selman Alia.










