Shkrirja e ajzbergëve në Groenlandë e ndërlidhur kjo edhe me stuhi, e mbushën Atlantikun e Veriut me akullnaja. Departamenti i Vrojtimit të Ajzbergëve regjistroi 1.008 akullnaja në rrugë detare për vitin 2017, numër që është thuajse i dyfishtë krahasuar me një vit më parë.
Edhe pse kjo nuk është periudha më ekstreme që është regjistruar, pasi në 120 vitet e fundit kanë kaluar 18 periudha më ekstreme se kjo, përllogaritja e akullnajave tejkalon së tepërmi limitin që luhatet në 500 akullnaja në vit. Departamenti i Vrojtimit të Ajzbergëve, i cili u krijua pas zhytjes së Titanikut në vitin 1912, për të vrojtuar akullnajat në Atlantikun e Veriut, i ka klasifikuar epokat e ajzbergëve në tre kategori: të Lehta, Mesatare, Ekstreme. Kjo është epoka e katërt Ekstreme radhazi.
Në të shkuarën kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Al Gore kishte parashikuar se deri në vitin 2015 do të ishin shkrirë të gjitha akullnajat e në botë dhe duke reflektuar mbi shumë studime të tij liderët e botës krijuan “Marrëveshjen e Parisit”, prej së cilës u tërhoq presidenti aktual i Amerikës, Donald Trump.


