• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVENDI 1 MINUTË HESHTJE PËR VIKTIMAT E TËRMETIT/ Ruçi: Vetting lejeve të ndërtimit! U kam kërkuar…
Home
Politikë

KUVENDI 1 MINUTË HESHTJE PËR VIKTIMAT E TËRMETIT/ Ruçi: Vetting lejeve të ndërtimit! U kam kërkuar…

5 December, 2019 Delo.autor Breaking News, Politikë

Në nisje të seancës plenare pasi u mbajt një minutë heshtje për viktimat e tërmetit, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se ka ardhur koha për një vetting të thellë për të vlerësuar aftësitë dhe lejet për të ndërtuar. E ndërsa i bëri apel opozitës jashtë parlamentare që të bashkohen përballë kësaj fatkeqësie, ai tha se u ka kërkuar të gjithë homologëve të tij europiane, por edhe nga SHBA deri në Japoni mbështetje financiare për të rindërtuar zonat e prekura nga tërmeti.

“Do të vlerësoja përgjegjësinë, masat dhe inpenjimin e qeverisë si dhe për parapërgatitjet dhe përgatitjet për t’u dhënë zgjidhje problemeve. Unë do të falenderoja të gjitha palët, përfshirë edhe opozitën parlamentare dhe jo parlamentare që dhanë shenjat duke vendosur para interesat e qytetarëve. Të vijohet me një bashkëpunim të plotë politik.

U bëj thirrje palëve që të ndjemë apelin e familjeve të viktimave, të lënduarve dhe atyre që mbetën pa strehë dhe të bashkëpunojmë për t’u lehtësuar dhimbjen atyre. 26 nëntori duhet të na zgjojë si dicka që nuk e kemi bërë mirë. Legjislacioni mbi ndërtimet, ujërat, fatkeqësitë natyrore nuk është e përsosur. Mbi mjaft cështje kemi mjaft probleme. Instrumetet që përdoren për të zbatuar ligjet që kemi miratuar. Tërmeti na vërtetoi se kemi nevojë për një vetting të thellë për të vlerësuar aftësitë dhe lejet për të ndërtuar.

Të verifikojmë nuk është punë e lehtë, pasi kërkon kohë, por unë mendoj se duhet të nisim të mendojmë për këto gjëra për të marrë masa sa më shpejt. Kuvendi duhet të marrë detyrën për rishikimin e ligjeve, të thërrasin ekspertët tanë dhe nga bota. Të rrisim shkallën e kapacitetit mbrojtës ndaj fatkeqësive natyrore. Ju informoj se kryetar i Kuvendit u kam shkruar të gjithë kryetarëve të parlamenteve europianë dhe Senatit të SHBA, nga Kanadaja në Japoni për ndihmën bujare dhe për t’u kërkuar mbështetje financiare për zonat e prekura nga tërmeti. Jam i bindur se mbështetja nuk do të mungojë” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATMOSFERË SHUMË FESTIVE/ Tirana bëhet gati për të mikpritur festat e fundvitit, ja si po ndryshon sheshi “Skënderbej”
Previous article NGJARJE E RËNDË/ Incest në familje, motra denoncon motrën dhe vëllanë

Delo.autor

Postime të ngjashme

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat Aktualitet

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT