Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë, Bledi Çuçi deklaroi të enjten se ka nisur puna për përgatitjen e raportit të madh për vlerësimin e dëmeve. Çuçi, gjatë raportimit në mbledhjen e e jashtëzakonshme të qeverisë theksoi se raporti është një dokument i rëndësishëm dhe i besueshëm për të gjithë donatorët.
Sipas tij, është marrë si bazë instrumenti Post Desaster needs Assessment (PDNA) që është është hapi i parë drejt zhvillimit të një programi gjithëpërfshirës të rimëkëmbjes që përdor UN dhe Bashkimi Europian. “Sot do t’ i propozoj Komitetit një njeri që do të kujdeset për integrimin e plotë”, – tha Çuçi.
Ai informoi po ashtu se gjatë një takimi që pritet të zhvillojë sot me komisionerin për Menaxhimin e Krizave të BE-së, Janis Lenacic do të diskutojë edhe këtë nismë. Dokumenti, vijoi Çuçi, është shumë dimensional dhe kërkon angazhimin specific të të gjithë kabinetit qeveritar për t’u bërë në një kohë sa më të mirë dhe cilësi sa më të mirë.


