• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEMI GATI LISTËN E NDËRTUESVE ABUZUES”/ Rama:  Po kopsitim dosjet, që KÇK-ja të mos i shfryjë hetimet
Home
Politikë

“KEMI GATI LISTËN E NDËRTUESVE ABUZUES”/ Rama: Po kopsitim dosjet, që KÇK-ja të mos i shfryjë hetimet

5 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Në mbledhjen e tetë të jashtëzakonshme të qeverisë kryeministri Edi Rama deklaroi se po kopsiten të gjitha dosjet me provat dhe shumë shpejt do të kemi listat me emrat e atyre që abuzuan me ndërtimet dhe do që do të dalin para drejtësisë. Procesi, tha Rama nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë, pasi dosja po përgatitet mirë në mënyrë që hetimet të mos shfryhen nga KÇK-ja.

“Hartimi i listës së atyre që do të bëjnë riparimet është në fazë përfundimtare, ne do të ndajmë pjesën kush do të bëjë dhe kush jo, duke parë gatishmërinë e tyre dhe duke vlerësuar kushtet e tyre financiare, pasi disa deklarojnë se kanë falimentuar dhe do të falimentojnë edhe në raport me ligjin nëse do të shmangen. Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete. Atyre që më shkruajnë që bien pre e lehaqenjeve që nxjerrja e përgjegjësive nuk është dicka që mund të bëhet sa hap dhe mbyll sytë, por kërkon dokumentim dhe KCK është aty e gatshme të shfrytëzojë këtë situatë për të qenë në lartësinë e motos. Nuk do të ti japim KCK mundësinë të shqyejë ndonjë copë tjetër. Do të bëjmë çmos që të gjitha referimet të jenë të kopsitura, por kjo kërkon pak kohë dhe durim ju që me të drejtë kërkoni gjak“tha ai.

Gjithashtu ai tha se në Tiranë do të bëhen tre lagje të reja dhe jo dy, të cilat do të jenë te ‘5 Maji’, Kombinat dhe në Shkozë. Nga Laçi do të fillojnë rindërtimet e para pas tërmetit. Kryeministri më pas u ndal te personat që janë strehuar aktualisht duke kërkuar që ata që ndodhen në Kosovë të rikthehen në Shqipëri në hotele. Gjithsej janë 12300 persona në këtë strukturë emergjence.
“Sot kemi 22 persona që vijojnë që të marrin shërbim në spital, nga të cilat 16 në Tiranë, 3 në Durrës dhe 3 jashtë vendit. Gjendja e atyre që po kurohen në Shqipëri është stabël dhe gatishmëria për të spostuar këdo është e plotë.

Ministria ka siguruar që në moment që mund të duhet një transferim jashtë kjo të ndodhë pa asnjë vonesë. Përsa i përket strehimit sot kemi kapërcyer numrin e 4 mijë personave në hotele, 254 janë në palestra dhe shifra e përafërt e atyre që janë në cadra, por këtu vijon puna për të garantuar cadra dimërore me standarde. Kemi 6523 persona në çadra, 395 persona në qendra shëndetësore dhe 783 persona në Kosovë. Besa dhe Ogerta do të kërkoja të shkonin në kampin në Kosovë për të bërë një vizitë dhe për t’u ofruar që të kthehen dhe të akomodohen në hotele. Ka edhe një grup 436 persona të regjistruar në strehtë të ndryshme. Sot në total janë 12300 persona në këtë strukturë emergjence” tha ai. Deri pak ditë më parë u raportua se mbi 4 mijë persona ishin të strehuar te familjarët e tyre, ndërsa një pjesë janë kthyer në shtëpitë e tyre, pasi jo të gjitha godinat kanë dëme të rënda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS PUNA PËR RAPORTIN E VLERËSIMIT TË DËMEVE/ Çuçi: Do bazohet në instrumentin që përdor sot UN dhe BE
Previous article DALINA BUZI/ Ku besoni më shumë se do të gjeni ndihmë në kohë të vështira?

k.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT