• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
”NUK UDHËTONIN BASHKË NGA FRIKA MOS VDISNIN”/ Historia zemërthyese e vëllezërve Abazi
Home
Sociale

”NUK UDHËTONIN BASHKË NGA FRIKA MOS VDISNIN”/ Historia zemërthyese e vëllezërve Abazi

4 December, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dy ndër viktimat e tërmetit të 26 Nëntorit, janë vëllezërit Abazi nga Gjilani. Ata kishin ardhur në Durrës për punë dhe hotel ‘Tropikali’ ku po qëndronin u shemb nga lëkundjet e forta. Vëllezërit humbën jetën duke lënë pas gjashtë jetimë.

Familja Abazi kishte rreth 15 vjet që pushimet e verës i kalonte në këtë hotel në Durrës. Më 25 nëntor, një natë para tërmetit, vëllai i madh, 32-vjeçari Shemsedini, kishte marrë me vete edhe të voglin, Isain, 29 vjeç. Isai kishte humbur punën dhe për të mos lënë vetëm vëllain e tij të madh dhe me shpresën mos gjente punë, ishte nisur bashkë me të për në Durrës dhe kishin udhëtuar në një makinë. Babai i tyre ka treguar se vëllezërit asnjëherë nuk kishin udhëtuar së bashku në një makinë nga frika mos vdisnin të dy njëkohësisht por ndonëse jo nga një aksident automobilistik, vëllezërit u shuan pranë njëri-tjetrit nga tërmeti i 26 Nëntorit, duke lënë pas prindërit, nuset dhe gjashtë fëmijët e tyre.

Rrëfimet e familjarëve:

“Për 10-15 vjet kemi bërë pushimet familjarisht tek Hotel Tropikal. Por këtë verë nuk ma bënte zemra të shkoja, mendova për situatën ekonomike, nuk doja t’i shpenzoja djemtë, dhe nuk shkova. Isa më 30 nëntor kishte ditëlindjen, ja kam blerë edhe dhuratën. Më telefonuan para se të flinin, dhe më uruan natën e mirë. I pyeta a jeni mirë? Mirë thanë, kemi gjetur edhe materialet (të punës)”, ka treguar babai i vellezerve.

“Jemi rrit bashkë si vëllezër. Ka qenë dhimbje e papërshkueshme për ne. Derisa kam shkuar vet tu shoh fytyrat me pastru xhenazen s’kam mundur ta besoj. Tërmeti i zuri në gjumë. Vëllai im ka qëndruar katër ditë atje. Pas 4 ditëve u nis. Në kufi janë takuar. Ku po shkon Shems e Is? Po shkojmë në Durrës në Tropikal, me punu. Pastaj e ka marrë në telefon një shokë prej Durrësit. I njihte një më një ku janë dhomat. Ka kërkuar 27 orë nën rrënoja derisa e ka gjetur edhe trupin e  dytë të pajetë, Shemsedinin”, është shprehur një kushëri i vëllezërve, Sabri Abazi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QËNDROI BESNIK BESNIK ME KËTË FANELLË/ Buffon zbulon: Ja pse qëndrova te Juventus në Serie B
Previous article ''BUXHETI NUK DO TË PREKET''/ Ahmetaj: Nesër prezantohet programi i rindërtimit

k.autor

Postime të ngjashme

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë! Aktualitet

GRABITI PARATË NGA KASA E MARKETIT NË DURRËS/ Kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT