• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
”E RËNDËSISHME TË RIFILLOJË JETA NORMALE”/ Balla në Kamëz: Vijon inspektim i banesave të dëmtuara
Home
Politikë

”E RËNDËSISHME TË RIFILLOJË JETA NORMALE”/ Balla në Kamëz: Vijon inspektim i banesave të dëmtuara

4 December, 2019 k.autor Politikë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka qenë sot në Kamëz, ku bashkë me kryetarin e Bashkisë Rakip Suli dhe deputetë të tjerë kanë parë nga afër gjendjen e banesave të brekura nga tërmeti. Balla deklaron se po vijon inspektimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërkohë që brenda javës fillon ndërtimi i 24 banesave të reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit.

“Vijon inspektimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit edhe në Bashkinë Kamëz. Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Rakip Suli dhe deputetë ishim në disa zona të prekura. Ndërkohë fillon brenda javës ndërtimi i 24 banesave të reja për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 21 Shtatorit. Ti Nuk Do Jesh Kurrë Vetëm 👐🏻🇦🇱#ShqipëriSolidare🤝”, shkruan Balla.

Ndërkohë që kreu i Bashkisë së Kamzës ka treguar masat e marra nga bashkia menjëherë pas tërmetit që me evidentimin e problematikave, sigurimin e ushqimit, veshjeve e gjithçka të nevojshme për banorët e prekur nga tërmeti.

Balla deklaroi se është shumë e rëndësishme që familjet e prekura nga tërmeti t’i kthehen normalitetit dhe bashkia duhet t’u qëndrojë afër. Sa i përket familjeve që janë në çadra, Balla ka porositur kreun e Bashkisë Kamës se brenda javës duhet të vendosen në banesa me qira.

“Duhet të nxisim të gjithë të kthehemi në normalitet aty ku dëmet e banesave nuk janë të tilla që kanë bërë të pabanueshme banesat, pra nuk kanë prekur struktrurën dhe për asnjë moment nuk vihet në rrezik jeta e qytetarëve. Ju do të vijoni procesin e vlerësimit të të gjitha dëmeve. U informuar që janë dy kopshte të cilat janë në situatë të vështirë dhe që duhet urgjentisht të gjeni dy ambiente të tjera me qira që procesi i edukimit të fëmijëve të mos ndërpritet për asnjë moment por të vijojë normalisht. Pjesa e furnizimit me ndihma ushqimore dhe gjithçka tjetër në koordinim me shtabin qendror të qeverisë duhet të vijojë për të garantuar që familjet e prekura nga situata e tërmetit dhe dëmtimi i banesave të mos iu mungojë asgjë.

E rëndësishme është që nuk ka më hapësirë për panik. Është shumë e rëndësishme që jeta normale të rifillojë. Për familjet në kushte të vështira të vijojë kujdesi nga ana e bashkisë. Familjet që janë në çadër përkohësisht brenda javës duhet të bisedohet për t’i sistemuar me qira në ambiente. Këshilli Bashkiak edhe pse e dimë që ke trashëguar një bashki të varfër ose më mirë të falimentuar për shkak të borxheve të mëdha duhet që brenda atyre mundësi, edhe me mbështetjen e biznesit dhe të vetë familjeve që ofrohen t’u gjejmë për t’i sistemuar përkohësisht në banesa me qira”, ishte porosia e Ballës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SONTE NATA E PARË E ''KËNGA MAGJIKE''/ Cilët artistë braktisën në mes këtë edicion?
Previous article PAS APLIKIMIT TË REGJIMIT ''41-bis''/ Kërcënohet me jetë drejtori i Burgjeve

k.autor

Postime të ngjashme

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane Politikë

"VIJOJMË ME REFORMAT"/ Ministri Ferit Hoxha rendit 4 prioritetet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT